A do mundemi te shikojme anti-komunizmin me 20 shkurt
Eshte e maturuar bukur ne letra. Me 20 shkurt do te jete per publikun shqiptar, ekspozita, qe do te paraqese krimet e komunizmit. Fale nje urdhri te kryeministrit Berisha, kjo ekspozite, qe do te hapet ne Muzeun Kombetar, perben edhe hapin drejt Muzeut te ardhshem te anti-komunizmit. Kohet qe kalojne dhe ngritja e nje brezi te ri, qe e ka harruar ate kohe, e ben shume me te domosdoshem kete kujtese sepse njerezit po e harrojne gjithmone e me shume ate kohe. Dhe, kur kesaj i bashkohet dhe nje krize e frikshme ekonomike, ku njerezit po i shkojne ne disa raste serish logjikes per "te mirat e siguruara te atij sistemi", kjo e ben nje aksion me shume se te respektuar. Mbetet si zakonisht, i dyshimte afati i pakte per ngritjen e tij dhe menyra sesi do te konceptohet ai. Kujtesa na afron ne ndihme reagimin e publikut shqiptar ndaj Pavijonit te Anti-fashizmit. Si zakonisht u kontestua nga njera pale dhe u ngrit ne qiell nga pala tjeter. Ishte nje ekip i tere, qe punoi me perkushtim per kohe me radhe. Jo me shume sesa mungesa e konceptit, Pavijoni i Antifashizmit na tregoi sesa te ndare dhe sesa te varur jemi ne mendimet tona. E lavderuan ata qe ishin atehere me socialistet ne fuqi dhe kuptohet u shmang dhe u injorua nga opozita e atehershme: Demokratet e sotem. Ai u konceptua thjesht nga masat nese ishte Enver Hoxha apo jo i ekspozuar dhe kush luftoi i pari me fashistet.
Ndersa, pavijoni i anti-komunizmit eshte nje pavijon qe duhet te perfshije nje hapesire me te madhe dhe ekipi i perzgjedhur, duket si jo i pamjaftueshem per te kryer kete mision. Grupi i punes, i perbere nga drejtore te Arkivit Qendror Shteteror, Arkivi i Filmit, vete Muzeu Kombetar, Arkivi i Sistemit prane Ministrise se Rendit- tregon se ajo do te jete me shume nje ekspozite, qe duhet te behet sesa duhet te tregoje tmerrin komunist.
"Imazhe dhe foto qe godasin" ka thene per medien Shima murator, drejtori i GA-se. "Foto dhe imazhe filmike nga ekzekutimet por edhe nga kongreset qe deshmojne pershkallezimin nga viti ne vit te perndjekjes dhe goditjes se popullates civile. Nuk do synohet tek emrat e pafund, por tek projeksionet, tek levizja e figures e fotografive, tek prania e objekteve origjinale te individeve apo familjeve, nje lende...". Jane goditese vertete, por ato jane pare me dhjetera here ne median vizive. Per fatin e keq te madh, duket se nuk jane shume te perfshira strukturat e te perndjekurve dhe figura te ndryshme anti-komuniste. Te pakten me kete qe eshte referuar ne medie. Ne nje fare menyre do kemi as me shume dhe as me pak shtesen e nje pavijoni qe ka qene ne Muzeun Kombetar, por qe tash do te trumbetohet nen idene e kryeministrit te ri. Ai qe quhej i Genocidit, ndersa ky i sotmi i Krimeve te komunizmit. Pa u prere hovin dhe idete per konceptin, mbetet qe te lavderohen per angazhimin e tyre, qe gjithsesi mund te ideohesh kohe me pare nga gjithe keta burokrate, qe presin vetem urdhra nga eproret.
Larg ketyre Shqiperise i duhet nje memorie e tille. I duhet dhe per shume shqiptare qe kane pushtet dhe para dhe qe fshihen mbas nje gjethe, sepse kane qene vete pjese e atij sistemi.
Le te mbetet, kjo, edhe ne dore te skulptorit, qe do te realizoje obeliskun kushtuar krimeve ndaj komunizmit. Edhe pse per hir te se vertetes, kujtohemi se ne Tirane ekziston nje monument ne qender te Rruges George W. Bush, prane godines se te perndjekurve, qe e simbolizon kete. Nje pune e arrire (shume artiste thone qe eshte pune shume e pare-kuptohet se nuk e artikulojne asnjehere), qe ne nje fare menyre e tregon ngerthimin e individit dhe sikletin e tij ndaj nje regjimi qe te percudnonte.
Eshte e natyrshme dhe e qarte, qe permasat qe kerkon kryeministri dhe qe ne nje fare menyre do te donim, qe t'i kishim te gjithe ne, nuk mund t'i beje dot ky ekip. Te mjafton te shikosh aktivitetet e fundit te Arkivit , te Galerise se Arteve dhe te vete Ministrise se Kultures qe te bindesh se ky eshte nje mision, qe eshte me shume detyre e imponuar sesa nje sfide per te verteten. Kete duhet ta dije shume mire dhe kryeministri shqiptar, i tanishmi dhe i shkuari, qe ne mandatet e tyre, kane prodhuar shume pak gjera cilesore per memorien historike te shqiptareve. Te kujtojme vendosjen pa asnje lloj kriteri te Nene Terezes. Te kujtojme mos botimin e klasikeve shqiptare dhe mbi te gjitha respektin e munguar ndaj te persekutuareve te vertete. Ata, qe nuk munden dot te benin zhurmen e shume e shume pseudove, qe kane mbushur institucionet dhe qe mburren me te kaluaren ish-komuniste. Mbase, po te ishin parasysh keto, do te ishte me lehte per te menduar dhe per te konceptuar anti-komunizmin. Gjithsesi, te presim se deri ku do te shkoje aftesia e institucioneve te sotme te kultures shqiptare per te shprehur ne konceptim muzeografik krimet e perbindshme te anti-komunizmit.