Dy 18-vjecare vetehelmohen ne Tirane e Kavaje

Dy 18-vjecare jane vetehelmuar ne Kavaje dhe Tirane.
Ne Spitalin Ushtarak Tirane ka shkuar e vetehelmuar 18-vjecarja Eneida Albert Shehu, banuese ne Tirane, qe ka konsumuar nje sasi ilacesh, te cilat i perdorte per stomakun dhe aktualisht ndodhet e shtruar ne spital jashte rrezikut per jeten.
Rasti i dyte eshte raportuar nga policia e Kavajes. Bedrie Kurti, 18 vjece, banuese ne fshatin Luz i Madh, eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhet ne gjendje te rende shendetesore.
Sipas tyre, nga hetimet rezultoi se Kurti ka konsumuar nje sasi helmi siguruar nga shitesit ambulante.