E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket anija "Adriana" nga porti

Durres- Biznesmeni denoncon zhdukjen misterioze te anijes se tij "Adriana" nga kalata e portit te Durresit. Megjithese i rende 1,5 tone, mjeti duket se eshte arritur qe te "ngrihet" nga autoret per te humbur pa gjurme. Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan denoncimin e 38-vjecarit Fatmir Abazi, banues ne lagjen nr. 16 te Durresit, por deklaruan se ky kallezim eshte i dyshimte, pasi ne Kapiteneri nuk rezulton nje mjet i tille, i regjistruar. Policia ka regjistruar ngjarjen si nje "vjedhje" dhe ka nisur hetimet, por nuk eshte gjetur asnje gjurme e anijes misterioze.

Denoncimi ka habitur jo pak drejtuesit e Policise se Durresit per faktin se, si nje anije mund te zhdukej aq lehte nga porti sikur te ishte nje motor uji. Gjate rrefimit ne komisariat, 38-vjecari Abazi ka pretenduar se para tre ditesh, ne Kalaten lindore te portit, ka konstatuar vjedhjen e anijes "Adriana", 1,5 toneshe, te cilen e kishte nxjerre ne toke per t'i bere riparime. Por kur ai eshte kthyer aty per te pare, ka konstatuar edhe zhdukjen e mjetit te tij lundrues. I pyetur per vonesen e denoncimit qe u be vetem diten e djeshme, Abazi ka shpjeguar se ka bere fillimisht kerkime ne rruge private dhe pasi ka deshtuar, i eshte drejtuar policise vendore per ndihme.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur brenda territorit te portit, nga Kapiteneria e Durresit mesojme se anija "Adriana" nuk rezulton e shenuar ne regjistrin detar te portit. Po te njejtat burime saktesojne se nuk rezulton qe ne ambientet e portit te jete futur ndonje anije per riparim, ashtu sic pretendon Fatmir Abazi, ndersa bejne me dije se po hetohet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Policia e Durresit konfirmoi dje per "KJ" se ka filluar veprimet hetimore per vepren penale te "vjedhjes" dhe sqaruan se eshte ngritur nje grup hetimor per sqarimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Deri mbremjen e djeshme nuk eshte verifikuar ekzistenca e anijes "Adriana", duke hedhur dyshime edhe mbi vertetesine e kallezimit ne komisariat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›