QSUT, mjeket fshehin konsultat
Qendra e konsultave ne spitalin "Nene Tereza" ka shenuar edhe numrin me te paket te pacienteve per vitin 2008. Ky fakt eshte vene ne dukje nga vete drejtoresha e ketij institucioni Gjeorgjina Kuli, nderkohe qe ministria e Shendetesise, Anila Godo u ka kerkuar mjekeve te punojne me perkushtim e te rrisin cilesine, ne menyre qe pacientet te marrin nje sherbim me te mire. Duke u ndalur tek qendra e konsultave, e cila ka pasur edhe numrin me te paket te pacienteve, eshte lene te kuptohet se mjeket i fshehin te dhenat, nuk kryejne regjistrimet e pacienteve. "Por, nje shifer qe duhet te na ule koken, eshte fakti i numrit te madh te konsultave, nga ana tjeter numri i vogel i atyre te dokumentuara me mandat", theksoi ajo. Sipas te dhenave, ne kete qender jane kryer nje numer i madh konsultash vitin e kaluar, duke arritur ne 797 359 ne total, prej te cilave 90 626 te mandatuara" ka pohuar Godo. Sipas saj, e rendesishme eshte edhe fuqizimi i spitaleve te rretheve sidomos ato rajonale, pasi ne QSUT jane kryer operacione te thjeshta si herniet apo apandisitet, te cilet mund te ishin kryer shume mire nga spitalet e rretheve.
Analiza
Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza"edhe per vitin 2009 do te jete me borxhe, kjo per shkak te medikamenteve qe jane blere gjate vitit te kaluar pa tender. Sot ky institucion ka nje shifer prej 10 milione lekesh borxh, te cilat nuk kane mundur te likuidohen dhe nga ana tjeter ne fillim te vitit, spitali ka qene drejt falimentimit per sa u perket medikamenteve, por sipas drejtoreshes Kuli kjo krize tashme eshte kaluar nepermjet donacioneve, Ministrise se Shendetesise dhe spitaleve te tjera. Per sa i perket semundshmerise, numrin me te madh te ekzaminimeve te shtrenjta e kane pasur ato tumorale. "Nder 20 diagnozat me te shtrenjta, 3299 raste i perkasin kancerit te gjirit dhe 1664 raste, kataraktit. Gjate vitit 2008 eshte konstatuar nje rritje e rasteve tumorale dhe e patologjive neoplazike, nderkohe qe vihet re nje renie e numrit te pacienteve me semundje te frymemarrjes, te konstatuara ne spitalin Pediatrik" ka pohuar drejtoresha e QSUT-se, Gjeorgjina Kuli. Sipas saj per vitin e kaluar jane shenuar 13 mije raste me tumore, kurse per sa u perket operacioneve, numri i tyre ka qene mbi 18 mije.
Administrata, 84 persona me shume
Administrata e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" eshte e fryre dhe kjo per vete faktin se 84 persona qe punojne sot ne kete institucion, jane mbi strukturen e parashikuar nga Ministria e Shendetesise dhe Drejtoria e ketij institucioni. Sipas kesaj te fundit keto persona nuk do te shkurtohen nga puna, por do te akomodohen ne institucione te tjera apo ne pavijone te QSUT-se. Nje numer personash eshte menduar te bashkepunojne me institucionet e tjera vartese te MSH-se, sic eshte Instituti i Shendetit Publik, i cili kryen nje sere monitorimesh ne QSUT. Nderkohe qe gjate vitit te kaluar ne kete Qender Spitalore jane te punesuar 2493 punonjes, prej te cileve 299 mjeke dhe 86 kryeinfermiere. Duke pare numrin e madh te administrates pak kohe me pare, Drejtoria e QSUT-se ka larguar nga puna rreth 80 persona.
Nga 50 kontrolle bakteriologjike te kryera gjate vitit te kaluar ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ka rezultuar se ambientet kane pasur bakter, si stafilokoku ashtu edhe pseudomonos.