A do ta ndihmojë Rusia tërheqjen e SHBA-ve nga Afganistani?
Marrëdhëniet e Amerikës me Pakistanin kanë qenë vazhdimisht në “rënie” që nga koha kur një ekip inteligjence i “Navy Seals” vrau Osama bin Laden në afërsi tё Islamabadit, nё muajin maj. Marrëdhëniet midis tyre u përkeqësuan akoma mё shumё në shtator, kur Admirali Mike Mullen, ish kryetari i Shtabit të Bashkuar, akuzoi agjencinë pakistaneze të zbulimit për mbështetje nё sulmin kundër ambasadës amerikane në Kabul. Dhe të shtunën, kjo marrëdhënie u prek edhe mё shumё, kur një sulm ajror i NATO-s vrau gabimisht dy duzina ushtarësh pakistanezë dhe Pakistani u kundërpërgjigj duke bllokuar rrugët e furnizimit në Afganistan, tё cilat kalonin nё territorin e saj. Në vend që të mbështetet kryesisht mbi Pakistan, si një korridor furnizimi, Shtetet e bashkuara duhet ta zgjerojnë bashkëpunimin e tyre me Rusinë, e cila ka qenë duke luajtur një rol të rëndësishëm në transitin ushtarak nga Afganistani. Kjo do të shërbente si një mbrojtje dhe një paralajmërim për gjeneralët që kontrollojnë Pakistanin. E vërtetë, ky propozim mund të duket ironik, Afganistani ishte vendi i një luftë qё zgjati gati një dekadë, mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik drejt përfundimit të luftës së ftohtë (Gjatë kësaj kohe, Amerika bashkëpunoi me Pakistanin për të mbështetur muxhahedinët në Afganistan, për tё luftuar sovjetikët). Bashkëpunimi me Rusinë e sotme, është në fakt kyç për tё parandaluar qё Shteteve e Bashkuara të bëhet një peng i politikës jofunksionale tё Pakistanit dhe ambicieve tё tij në pjesën e Azisё Qendrore. Zgjerimi i “rrugëve” qendrore brenda dhe jashtë Afganistanit është nё interesin kombëtar amerikan dhe kjo do të përmirësojë sigurinë për forcat e NATO-s, ndërsa sinjalizon se Uashingtoni nuk ishte mirënjohës Islamabadit.
Gjithashtu, mund tё akuzojë Pakistanin dhe t’i kërkojë të rivlerësojë politikën e tij, nё lidhje me ndihmësen dhe duke u siguruar strehë dhe mbështetje rrjeteve terroriste që veprojnë kundër forcave amerikane. Në dy vitet e fundit, Rrjeti Verior i Shpërndarjes përmes Rusisë dhe Azisë Qendrore ka evoluar nga një komponent periferik të logjistikës amerikane tё kohës së luftës në rrugën kryesore për furnizimet jo-luftarake në Afganistan. Këto rrugë, tё cilat kalojnë përmes Rusisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Uzbekistanit, Taxhikistanit, Letonisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, mbajnë rreth 52% e të gjitha ngarkesave të koalicionit në Afganistan. Dhe bazuar nё një marrëveshje të vitit 2009 për transitin ajror me Rusinë; 225.000 amerikanë kanë udhëtuar atje nëpërmjet hapësirës ajrore ruse dhe më shumë se 1.500 fluturime ushtarake. Këto “rrugë”, kalime ushtarake veriore janë shumë më pak të rrezikshme se rrugët e furnizimit që kalojnë nëpër Pakistan, ku militantët sulmojnë shpesh autokolonat amerikane dhe ato të NATO-s. Sikurse administrata Obama në Afganistan pikësynon zvogëlimin e praninë ushtarake atje, këto kalime do të kenë edhe mё shumё rëndësi nё tё ardhmen. Ka shumё mundësi qё Shtetet e Bashkuara tё mund të jenë në gjendje të tërheqin forcat e tyre nga Afganistani në mënyrë të siguritë, pa qenё e nevojshme për tu mbrojtur, ndërsa kalojnë nëpër Pakistan. Negociatat, për të tërhequr forcat amerikane nga Afganistani përmes Rusisë, nuk do të jenë tё lehta, deri tani, Moska ka lejuar vetëm dërgimin e furnizimeve jo-luftarake. Megjithatë, Rusia ra dakord në fillim të këtij viti, për të lejuar disa lloje të automjeteve të blinduara tё kalojnë nëpërmjet territorit tё saj pёr në Afganistan, dhe Uashingtoni duhet të ndjekin më tej bashkëpunimin. Faciliteti i tërheqjes sё trupave amerikan nga Afganistani, do të lejojë udhëheqësit e Rusisë për të bërë një kontribut të rëndësishëm në sigurinë rajonale, një bashkëpunim të suksesshëm amerikano-ruse, me ndihmën e vendeve tё tjera përgjatë kalimeve te veriut, gjithashtu mund edhe të ndihmojë nё ruajtjen e stabilitetin rajonal. Rusia mbetet në konflikt të thellë, nё lidhje me rolin më të gjerë tё Amerikës në Azinë Qendrore. Megjithatë, perspektiva e një tërheqje amerikane ka ndihmuar një numër zyrtarësh rusë, tё vlerësojnë përfitimet e sigurisë; nё lidhje me pranisë amerikane atje. Në të vërtetë, gjatë një takimi jashtë Moskës mё 11 nëntor, kryeministri i Rusisë Vladimir Putin shprehet qartë se NATO luajti një rol "pozitiv" në Afganistan dhe ka shprehur shqetësim në lidhje me pasojat e një tërheqje tё parakohshme. Shumë amerikanë harrojmë se zoti Putin ka qenё lideri i parë botëror, i cili ka telefonuar Presidentit George W. Bush, menjëherë pas sulmeve tё 11 shtatorit 2001, për të ofruar ndihmën e tij dhe Moska ra shumë shpejt dakord për të lejuar bazat amerikane në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore, dhe për të mbështetur përpjekjet për luftën në Afganistan. Edhe para sulmeve tё 9/11, gjatë administratës Klinton, zoti Putin propozoi një bashkëpunim mes Shteteve tё Bashkuara dhe Rusisë, kundër talebanëve, por Uashingtoni për arsye politike e hodhi poshtë këtë oferte, një gabim, qё nuk duhet përsëritur. Kritikët shprehin shqetësimin se duke u mbështetur në kalimet e veriut, për të furnizuar trupat tona në Afganistan dhe me reduktimin e praninë tonë atje, do të bëjë qё Shtetet e Bashkuara tё jenё tepër tё varur nga Rusia. Por për shkak të pozitës gjeografike të Afganistanit, nuk kemi rrugë tjetër, veçse të varemi nga të tjerët për akses në territorin afgan. Zgjidhja është midis Pakistanit, nga njëra anë, dhe Rusisë e vendeve të Azisë Qendrore, nga ana tjetër. Por Rusia nuk i ka ofruar strehë militantëve, tё cilët që janë duke vrarë ushtarë amerikanë.
Dov S. Zakheim, ish-nën sekretari i Mbrojtjes nga viti 2001-2004, është nënkryetar i Qendrës për Interesin Kombëtar, aty ku tani Paul J. Saunders është drejtor ekzekutiv