Lista e deputetëve, krijesa që do të tmerrojë të rinj e të vjetër në PS

Përzgjedhja e kryesisë çel rrugën për legjitimimin e fazës finale të privatizimit të Partisë Socialiste, asaj të përcaktimit të përfaqësimit në parlament. Lista e deputetëve do të përcaktohet nga prurësit finalë të financave e kontributeve të tjera, disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, pasi Edvini njeh vetëm një praktikë, atë të tenderit. Lista po i tmerron të gjithë, por ajo është legjitimuar nga përzgjedhja e një forumi, politikisht të tredhur e që s’i kundërshton dot njerëzit e oborrit të kryetarit
Pakënaqësitë e post Asamblesë Kombëtare zgjedhore të PS-së, të artikuluara apo jo me zë e me figurë, me SMS e nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, kanë brenda tyre, si pakënaqësitë për mungesë vlerësimi, për pasojë edhe mungesë shpërblimi në bazë të kontributeve dhe përfaqësimit, ashtu edhe paramendimin se cili do të jetë fati i gjithsecilit në prag të hartimit të listave të kandidatëve për deputetët (të sigurt) për zgjedhjet e vitit 2013. Ndërsa të “emëruarit” e dy ditëve më parë, në strukturat më të larta drejtuese të PS-së, mund të xhelozojnë të tjerët ,“jo të emëruar” në këto struktura, se janë një hap, apo gjysmë hapi larg “një vendi nderi” në listat e kandidatëve për deputetët të PS-së, jo të gjithë këta “të emëruar”, vetë e besojnë këtë gjë. Nga ana tjetër, pasiguria, ndërsa mund të jetë më e madhe në radhët e “të pa emëruarve” në strukturat drejtuese të PS-së, ngushëllim për këtë “kategori” mbetet koha për të korrigjuar diçka deri në prag-zgjedhjet e vitit 2013, sigurisht duke pasur në qendër të vëmendjes “standardin” e Edi Ramës, sipas të cilit, një post drejtues, brenda strukturave apo jo të PS-së, prej tij (Edi Ramës), “i paguhet prurësit më të parë”. Brenda kësaj logjike, sjelljeje dhe veprimi të Edi Ramës, përzgjedhja e kryesisë së PS-së dy ditë më parë, çeli edhe rrugën për legjitimimin e fazës finale të privatizimit të Partisë Socialiste, saktësisht edhe asaj të përcaktimit të përfaqësimit në parlament. Dhe ndërsa Edi Rama, që prej dy ditëve ka çelur “proceduarat për tenderin e deputetëve socialistë për vitin 2013”, po që prej dy ditësh, kjo lista e deputetëve, si krijesë e Edi Ramës, ka nisur të tmerrojë të rinj e të vjetër në PS. Të ndërgjegjshëm se kjo listë deputetësh do të hartohet vetëm nga Edi Rama, të gjithë, “të emëruar” apo jo në strukturat më të larta drejtuese të PS-së, janë po aq të bindur e të sigurt, se tashmë çdo gjë ka nisur nga e para dhe se kontributet partiake apo profesionale, janë më të pakuotuarat, krahasuar me kriteret si “standarde”, që Edi Rama vetë, ka në mendje dhe ka zbatuar gjithmonë. Në morinë e këtyre kritereve, si “standarde” të Edi Ramës, për të gjithë, “të emëruar” apo jo në strukturat më të larta drejtuese të PS-së, është e qartë se, lista e deputetëve do të përcaktohet nga prurësit finalë të financave e kontributeve të tjera, veç disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013. E gjithë kjo bindje e siguri, për të gjithë, “të emëruar” apo jo në strukturat më të larta drejtuese të PS-së, buron nga (jo vetëm) perceptimi që ata kanë për Edi Ramën, sipas të cilit ai (Edi Rama) njeh vetëm një praktikë, atë të tenderit. E ndërsa lista për deputetët po i tmerron të gjithë, “të emëruar” apo jo në strukturat më të larta drejtuese të PS-së, “standardi” i saj është legjitimuar nga “standardi” i përzgjedhjes së kryesisë, forumit më të lartë drejtues të PS-së, i cili përveçse është politikisht i tredhur, përbëhet nga “të mekur”, që s’kundërshton dot as njerëzit e oborrit të kryetarit.
...