A do ta takojë Ahmeti Zaevin?

A do të takojë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti kryetarin e sapozgjedhur të LSDM-së Zoran Zaev? Pas takimit të sotëm me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sikur çelet rruga për takim edhe me liderët shqiptarë.
Këto takime nuk kanë munguar në të kaluarën, ato kanë qenë në sekuenca me ish liderin Branko Cërvenkovski, ndërsa në BDI, hëpërhë thonë se nuk kanë në agjendë takim me liderin socialdemokrat Zaev.
“Tani për tani nuk ka ndonjë agjendë për takim mes kryetarit dhe atij socialdemokrat Zaev. Do të informoheni me kohë nëse vjen deri të një takim i tillë”, kanë thënë në BDI. Zaev u zgjodh më 2 qershor lider i ri i LSDM-së, duke çuar kështu në “pension” ish liderin Cërvenkovski./Indeksonline/