Në Skënderaj, posterë linçues për dëshmitarin e mbrojtur

Në Skenderaj sot gjatë ditës janë shpërndarë posterë, në të cilët sulmohet J.B., dëshmitar i mbrojtur në rastet që lidhen me Sami Lushtakun. “Vetëm njerëzit e shitur si J.B njollosin luftën e shenjtë të UÇK-së”, shkruan në posterët e shpërndarë kudo në qytet. Në këta posterë dëshmitarit i është vendosur fotografia me emër e mbiemër.
Në fillim të kësaj jave Lushtaku e akuzoi në gjykatë këtë person, duke thënë se falë tij janë përgatitur shumë aktakuza ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së. “E kam rastin e dytë ku ai e ka gjetur vrasësin, por jo viktimën dhe për këtë unë tash jam në burg. Kjo ndodh vetëm me mua dhe EULEX-in, sepse nuk ka rast të tillë në gjithë botën”, kishte thënë Lushtaku./Indeksonline/