A do të bashkëpunojnë deputetët e rinj shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi?
Është shumë e vërtetë se zgjedhësit shqiptarë në Mal të Zi ishin më të vetëdijshëm se sa herave tjera, më shumë u përqendruan tek subjektet politike nacionale, duke përkrahur ata që shprehen dëshirën për t i përfaqësuar në Kuvendin e Malit të Zi. Si rezultat i kësaj atmosfere, katër partitë shqiptare kanë siguruar nga një mandat. Ky kapacitet përfaqësimi ka qenë vetëm në zgjedhjet e para pluraliste,në vitin 1990 ,atëherë kur subjekti politik i vetëm i shqiptarëve ishte Lidhja Demokratike në Malin e Zi. Më pas dolën në skenë edhe parti tjera si pasojë e përplasjeve të pasanueshme në LD në MZ, lindi Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia e Prosperitetit Demokratik, Forca e Re Demokratike, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve,Alternativa shqiptare. Dy të fundit u përçanë edhe si rezultat i këtyre përplasjeve politike, dual në skenën politike shqiptare Aleanca e Re –“Për deputetin e Anës së Malit”,e përbërë nga një krah i PPD, BDSH dhe grupi i intelektualëve. Në krye të kësaj lëvizje u zgjodh inxhenieri Amir Hollaj /ende zyrtarisht kryetar i PPD/. Meqë dështuan përpjekjet për një koalicion të zgjeruar të partive nacionale shqiptare,Aleanca e Re në momentin e fundit bën një grupim me Iniciativën qytetare nga Tuzi,njeri krah i Alternativës,me në ish- deputetin Vasel Sinishtaj.Dy grupimet sajojnë Koalicionin shqiptar- perspektiva, edhe ata nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe. Karshi tyre, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, me pjesën që veten e quan zyrtare të Alternativës shqiptare,bën koalicionin Lista shqiptare- Mehmet Bardhi- Alternativa shqiptar- Gjergj Camaj.Tri partitë tjera shqiptare në zgjedhje konkuruan me lista të veçanta:Partia e Prosperitetit demokratik- Ali Rexha,Unioni Demokratik i Shqiptarëve- Ferhat Dinosha dhe Forca e Re Demokratike- Genci Nimanbegu.Dy të fundit, jo vetëm se siguruan nga një mandat në Kuvendin e Malit të Zi,por u konfirmuan se janë dy forcat më të mëdha politike të shqiptarëve në Malin e Zi.PPD hasi në një përkrahje të pamjaftueshme tek trupi votues shqiptar për të marrë ndonjë vend në parlament. Karakteristike është se të gjitha partitë politike konkuruese kanë shfaqur një fushatë që nuk i afron shqiptarët mes veti, sejcila ka tentuar eliminimin e njera tjetrës. Pikërisht kjo atmosferë lë për të dyshuar se katër deputetët e katër partive shqiptare do të mund të bashkëpunojnë mes veti, të formojnë klubin e përbashkët në Kuvendin e Malit të Zi, në radhë të parë.Po të ishin të gjithë deputetët për herë të parë në këtë qendër vendimarrëse,optimizmi për të qenë unikë do të ishte i sigurtë, me siguri edhe i sukseshëm në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve.
...