E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do të kthehet ndonjëherë në tokë titanoboa?

Share

Një zbulim i bërë së fundmi i ka lënë shkencëtarët gojëhapur. Sipas BBC, 58 milion vjet më parë, një gjarpër gjigand kishte ngritur një mbretëri terrori në Amerikën e Jugut. Titanoboa, siç e quajnë shkencëtarët, peshonte më shumë se një ton dhe ishte 14 metër. Gjigandi mund të gëlltiste një krokodil sikur të ishte një kafshatë.

Por pak vite më parë shkencëtarët nuk e dinin se ekzistonte diçka e tillë. As në ëndrrat e tua më të egra nuk e imagjinon diçka të tillë, thotë Carlos Jaramillo, një shkencëtar.

Edhe pse është një i afërm i largët i boas dhe anakondës, ai nuk ishte helmues. Në vend të kësaj prenë e godiste me forcën e trupit, e barabartë me peshën e urës së Bruklinit.

Në vitin 2002 në Kolumbi u zbulua vertebra e këtij gjarpri gjigand. Por u desh kohë derisa të gjendej kafka për të pasur një ide më konkrete. Për fat shkencëtarët zbuluan tre kafka dhe tani e kanë rindërtuar titanoboan.

Ai është ekspozuar në Muzeun e Shkencave Natyrore në Uashington dhe do nisë në vitin 2013 një tur në SHBA.

Shkencëtarët mendojnë se gjarpri u bë kaq gjigand për shkak se ishte shumë nxehtë.

Dr. Jaramillo beson se një ditë ai do të rikthehet. Me rritjen e temperaturave, ai do rikthehet. Natyrisht do duhen miliona vite për të zhvilluar një specie të re.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›