E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, fasonët: Kërkesat kanë rënë me 30%

Kriza në vendet fqinje po ndihet gjithmonë e më shumë nga biznesi vendës. Gjatë një takimi të Bordit Drejtues të Dhomës së Prodhuesve të Veshjeve është ngritur ky shqetësim. Sektori i trembet thellimit të mëtejshëm të krizës në Itali e Greqi. Në mbyllje të tremujorit të parë të vitit, porositë dhe sasitë që fasonistët kanë dërguar jashtë vendit janë 20-30% më të ulëta se një vit më parë. Partnerët italianë janë duke reduktuar porositë për shkak të uljes së shitjeve në tregjet e huaja, u shprehën bizneset gjatë takimit të Bordit. Po kështu, një tjetër problematikë e ngritur ishte ajo e vështirësisë financiare e kredive të shtrenjta që i serviren tregut sot. Bordit Drejtues i Dhomës së Prodhuesve të Veshjeve mori dje edhe vendimin për tu ndarë nga Shoqata Kombëtare të Prodhuesve të Këpucëve, duke zgjedhur kështu edhe strukturën e re.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›