Caravaggio u vra me miratimin e kishës në Romë?
Ka disa teori se nga mund ti ketë ardhur vdekja piktorit të njohur italian, Caravaggio. Disa thonë se u helmua nga boja që përdorte për piktura, të tjerë thonë malarie e një teori është se ai u vra pas një zënke.
Por një profesor italian, 400 vjet pas vdekjes së tij, nxjerr një teori të re. Profesor Pacelli, i universitetit të Napolit, thotë se artisti u vra nga Kalorësit e Maltës si hakmarrje. Pacelli thotë se ka siguruar dokumente në arkivën e Vatikanit që e mbështesin këtë teori. Sipas tij, Carvaggio, që njihej për faktin se ishte agresiv, kishte plagosur një luftëtar të Kalorësve të Maltës. Për këtë arsye ata u hakmorën duke pasur edhe miratimin e kishës në Romë. Sipas Pacellit, kjo shpjegon edhe faktin se trupi i tij nuk gjendet, pasi u hodh në det, në Palo.
Megjithatë një studiues britanik i Caravaggio thotë se teza nuk qëndron pasi Kalorësit e Maltës mund ta kishin vrarë Caravaggio në raste të tjera, pasi kishin plot të tilla.