E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do te perfundojne ne gjykate rastet e korrupsionit

Pergjigja e kesaj pyetjeje nuk eshte e lehte. Veshtiresia qendron ne modelin e derisotem te mosmberritjes ne Gjykate te rasteve te bujshme te hetimeve per korrupsion te politikaneve ne qeveri te majta apo te djathta.

Aleksander Biberaj deputet i PD profesor ne Universitetin Marin Barleti ne Tirane thote per programin shqip te DW se ky model eshte ushqyer nga disa dukuri.

Nga presioni i madh i politikes mbi drejtesine mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe se fundi nga korrupsioni ne gjykata thote Biberaj.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aleksander Biberaj flet per DW

Per Aleksander ipen analist i pavarur kryeredaktor i gazetes SHQIP shkaku kryesor i mbylljes se hetimeve per ministra apo politikane te akuzuar per korrupsion eshte trysnia politike qe eshte ushtruar deri sot mbi drejtesine.

Pavaresia dhe mevetesia e drejtesise shqiptare ka qene deri me sot e cunguar. Politika ka ushtruar presion mbi organet e drejtesise dhe mbi gjithe hallkat e sistemit gjyqesor. Sot shikojme qe institucionet e drejtesise sidomos Prokuroria ndodhet nen trysnine e politizimit dhe te paragjykimit per te penguar zbardhjen e dosjeve te rendesishme si ajo e Gerdecit dhe tani per ish-kryeministrin Meta apo per ngjarjet dramatike te 21 Janarit thote ipa.

A do te perfundojne ne gjykate peshqite medhenj

Por ka disa zhvillime ne drejtimin e duhur. Ato shfaqen si embrione te ndryshimit te shumepritur pavaresise se drejtesise nga politika dhe funksionimit te shtetit ligjor. shte fjala per vendimin e fundit te Gjykates se Tiranes per burg pa afat per nje gardist te cilin Prokuroria e akuzon si autor ne vrasjen e kater demostruesve ne demostraten antiqeveritare te opozites me 21 janar. shte fjala per ndalimin e pese gardisteve te tjere gje qe beri te mundur fillimin e hetimit ndaj tyre prej Prokurorise pra detyrimin qe organi i akuzes i beri Policise se Shtetit te zbatonte mandat-ndalimet e saj qe per jave te tera kishte refuzuar t i zbatonte. Nje zhvillim tjeter pozitiv eshte heqja e imunitetit parlamentar te ish-kryemnistrit te dorehequr Ilir Meta pas kerkeses se Prokurorise drejtuar Parlamentit. Dhe se fundi vjen ideja e Presidentit te Republikes nga pozicioni i Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise qe gjykatesit te mos kene imunitet per te mundesuar pa humbur kohe hetimin e tyre per rastet e korrupsionit.

Shpresoj besoj dhe uroj qe keto zhvillime te shenojne nje moment kthese. Kur eshte fjala per luften kunder korrupsionit ai nuk luftohet nese ai nuk ndeshkohet. Deri me sot kemi pare te perballen me drejtesine peshq te vegjel niveli i korrupsionit te tyre eshte vertet modest dhe nuk kemi pare te perfundojne ne gjykate peshkaqene me kollare si ndodh p.sh. ne Gjermani France SHBA Britanine e Madhe sa per te sjelle disa shembuj. Nese bartesit dhe mbrojtesit e korrupsionit nuk denohen atehere korrupsioni do te vazhdoje te jete nje gangrene per shoqerine shqiptarethote Aleksander Biberaj.

Momenti i katharsisit ende larg

Ndersa analisti i pavarur politik Aleksander ipa eshte skeptik se zhvillimet e fundit shenojne fillimin e fundit te presionit te politikes mbi drejtesine. Argumenti i tij kryesor jane akuzat e pushtetit ekzekutiv ndaj Prokurorise si bashkepunetore me opoziten ne provokimin e ngjarjeve dramatike te 21 janarit.

Politika eshte duke riperseritur kapitullin e akuzave dhe kerkesave per uljen e autoritetit te Prokurorit te Pergjithshem si institucion dhe jo si individ dhe po tenton te perserise rastet e heqjes se kryeprokuroreve te Shqiperise. Ky eshte nje nga mjetet me te shumeperdorura dhe te ricikluara ne marredheniet mes pushtetit politik te ekzekutivit pushtetit legjislativ dhe organit te akuzes ne Shqiperi. Kam pershtypjen se nuk kemi arritur ne nje moment qe te presim nje katharsis per rikthimin e secilit pushtet ne rolin dhe autoritetin e tij veteveprues. Demokracia ne Shqiperi eshte funksionuese por jo funksionale thote analisti politik ipa .

Lufta efikase kunder korrupsionit mbetet kerkesa kryesore e BE per Shqiperine lidhur me progresin ne procesin e saj integrues europian. Politikane te larte te BE dhe Departamentit amerikan te shtetit i kane bere apel politikes se Tiranes te heqe dore nga presioni mbi drejtesine dhe ta lere ate te beje punen e saj mbeshtetur tek ligji dhe Kushtetuta.

Autor Ani Ruci/Tirana

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›