E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshja e re Ndeshkime automatike per shkelesit e rregullave

Ne fillim te dites se dyte te samitit te BE-se Ne Bruksel 9.12. kancelarja Merkel beri te qarte se ajo pret nje qetesim te tregjeve financiare dhe me shume besim tek Eurozona. dokush ne bote mund te shohe se kemi mesuar vertet nga gabimet e se kaluares tha Merkel ne Bruksel. Fakti qe Britania e Madhe pengoi nje marreveshje mes 27 vendeve anetare te BE-se nuk eshte aq dramatik tha kancelarja. E rendesishme eshte te mos kete kompromise te rreme por rregulla te forta dhe disipline tha Merkel.

Marreveshja e re per Eurozonen plus gjashte vende te tjera te BE-se te cilat nuk e kane ende euron si mjet pagese do te formulohet deri ne fillim te muajit mars. Marreveshja do te jete baza e nje unioni fiskal pra nje bashkepunimi te ngushte ne politiken buxhetore te 23 vendeve. Por cilat jane instrumentet e vecante te nje menaxhimi me te mire buxheti

Aspekte te rendesishme te unionit fiskal

Frena e borxheve te gjithe nenshkruesit e marreveshjes bien dakord per instalimin e nje frene per borxhet. Ne kushtetute apo ne ligje te nje rangu te ngjashem te larte duhet percaktuar qe deficiti strukturor te arrije maksimumi 05 per qind te Produktit te Brendshem Bruto. Kufiri i deficitit ne Unionin Monetar eshte sot 3 e PBB. Ne Gjermani kufiri per hyrjen ne borxh eshte nga viti 2016 035. Nje mundesi shmangie ekziston kufiri i siperm mund te kapercehet ne rrethana te jashtezakonshme si recesione te renda apo katastrofa natyrore. Zbatimi i frenes se borxheve ne te drejten kombetare do te mbikqyret nga Gjykata Evropiane.

Bildunterschrift Perpjekje per ta bindur - David Cameron dhe presidenti i BQE Mario Monti

Kontrolle te buxheteve Anetaret e paktit te ri per euron duhet tia paraqesin buxhetet e tyre kombetare Komisionit te BE-se perpara se te miratohen perfundimisht nga parlamentet perkatese. Komisioni i BE-se ne rast shkeljesh te kufijve te lejuar te borxhit mund te vendose rregulla te cilat duhen pranuar nga parlamentet kombetare. Keshtu Komisioni i BE-se merr shume me teper pergjegjesi nga sa ka sot.

Masa automatike Nese Komisioni i BE-se konstaton shkelje te rregullave te unionit fiskal apo deficite shume te larta ai hap nje procedure e cila rrjedh sipas hapash te paracaktuar pra ne menyre thuajse automatike. Deri tani procedurat per deficitin duhej te miratoheshin nga ministrat e Financave. Ne te ardhmen nje procedure deficiti mund te pengohet vetem nese dy te tretat e ministrave te financave vendosin shfuqizimin e mekanizmit automatik. Ky rregull ishte miratuar per unionin monetar deri tani ne fuqi. Se cfare sanksionesh jane parashikuar pra sanksione monetare heqje e te drejtes se votes etj nuk eshte vendosur ende.

Kryetaret e shteteve dhe qeverive te unionit te ri fiskal do te takohen cdo muaj per tu konsultuar per politiken e perbashket buxhetore. Kjo do te ishte edhe qeveria ekonomike per te cilen eshte folur aq shpesh.

Refuzim i eurobondeve

Me harmonizimin e politikes fiskale nuk eshte vendosur edhe nje ndarje e perbashket pergjegjesie per borxhet. Gjermania dhe vende te tjera te Eurozones te cilat kane aftesi te mire paguese i refuzojne eurobondet pra obligacionet e perbashketa shteterore. Ky mund te ishte nje hap ne fund te zhvillimit te nje unioni fiskal pati thene ne qershor 2011 kancelarja Merkel.

Marreveshja e se drejtes nderkombetare mes 23 shteteve per krijimin e nje unioni fiskal lidhet jashte marreveshjeve te deritanishme te Lisbones mbi bazen e te cilave funksion BE. Rregullat e deritanishme per proceduren e deficitit ne Eurozone do te jene edhe me tej ne fuqi. Kjo mund te sjelle konflikte ligjore. Ky konstruksion nuk eshte zgjidhja me e paster u tha nga qarqet e delegacionit gjerman. Por per shkak te refuzimit te kryeministrit britanik David Cameron mbeti e vetmja alternative.

Edhe Hungaria refuzon ne menyre strikte te marre pjese ne unionin fiskal. Suedia dhe ekia do te konsultohen fillimisht me parlamentet kombetare. Marreveshja duhet te ratifikohet dhe te hyje ne fuqi deri ne fund te vitit 2012. Unioni fiskal synon te rifitoje besimin e tregjeve financiare ne obligacionet shteterore te Eurozones. Per periudhen afatshkurter kryetaret e shteteve dhe qeverive rane dakord per keto masa zjarrefikesi

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shefi i eurogrupit Jean-Claude Juncker

Fond emergjence prane FMN-se Brenda 10 diteve te ardhshme shtetet e Eurozones do te vendosin per transferimin e 200 miliarde eurove tek FMN ne Uashington Keto para do tu jepen si kredi shteteve te Eurozones ne situate te veshtire si Italia por shoqeruar nga kushte shume te rrepta. Se nga cilat burime do te vije ky fond emergjence eshte ende e paqarte. Ne diskutim eshte mundesia e marrjes se fondeve nga bankat qendrore te cilat mund ti merrnin parate hua nga Banka Qendrore Evropiane. Por kjo u refuzua te enjten 08.12.2011 nga presidenti i ECB-se Mario Draghi.

Mekanizmi europian i stabilitetit Fondi afatgjate i shpetimit ESM do te jete disponibel nje vit perpara planit dhe do te filloje punen ne vere 2012. ESM do te pajiset me pare me kapital baze nga buxhetet kombetare. Ai do te kete nje volum prej deri 500 miliarde eurosh. Ngritja e tij do te zgjase disa vite. ESM nuk do te kete njehere per njehere licence bankare pra nuk mund te huazoje vete para nga ECB. Vendimi i ESM se cili vend mund te marre kredi nuk do te merret me njezeri por me nje shumice prej 85 te aksioneve ne kapitalin e fondit. Keshtu eshte e perjashtuar nje bllokade nga shtetet e vogla. Ndersa Gjermania ka praktikisht te drejte vetoje.

Asnje pergjegjesi per kreditoret Ne te ardhmen nuk do te kete me pjesemarrje te kreditoreve private ne ristrukturimin e borxhit te shteteve. Ky eshte nje sinjal i qarte per tregjet financiare se blerja e obligacioneve shteterore evropiane nuk mbart rreziqe shtese.

Autor Bernd Riegert / E. Xhani
Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›