E Diel, 1 Nëntor 2026

A duhet të grijmë sallatë me çdo deklaratë të Agimit të Artë?

agimi i arteËshtë periudhë pa shumë lajme dhe sa herë hedh sytë në mediat shqiptare, syri të zë deklarata të eksponentëve të Agimit të Artë.

Kësaj here është Kristo Papas, deputeti i shpallur non grata në Shqipëri, që ka deklaruar se Shqipëria e ka frikë Agimin e Artë.

Duke folur në një protestë të organizuar në Kapshticë në kufirin shqiptaro- grek, Papas tha se vetëm Agimi i Artë e ka në programin e saj luftën për Vorio Epirin.

Qeveria greke u jep aleatëve të NATO-s bazat në Suda dhe Kallamata pa asnjë shkëmbim. Në fakt, ajo që qeveria duhet të kërkojë ndërkombëtarisht është zbatimi i Protokollit të Korfuzit por autonominë e Vorio Epirit dhe ky do të jetë hapi i parë për çlirimin e kësaj toke greke.

Le të këndojmë himnin tonë kombëtar me zë të lartë që të na dëgjojnë vëllezërit tanë në Sarandë, Himarë dhe Përmet, tha Papas.

Megjithatë, nuk mund të mos vësh re që mediat shqiptare e teprojnë duke i dhënë hapësirë çdo deklarate të këtij grupimi neonazist./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›