21 vjeçari tenton të vrasë dy vëllezër, dyshonte si i ngacmonin nënën
Një person ka tentuar të vrasë me armë dy vëllezër pas dyshimeve se njëri prej tyre i ngacmonte të ëmën.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Gulit Stafa.
Mësohet se 21-vjecari ka qëlluar me armë në drejtim të furgonit ku udhëtonin dy vëllezërit Murat dhe Akil Maja.
Në të njëjtin furgon udhëtonte dhe nëna e tij.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.