E Shtunë, 31 Tetor 2026

A e di OSBE-ja qe u vrane kater protestues 50m larg zyrave te saj

Ne nje interviste te botuar te dielen tek Revista Mapo kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruci eshte shprehur per disa detaje te konsideruara te rendesishme prej tij te zhvillimeve parazgjedhore.


Ne interviste Ruci nuk harron te nenvizoje disa probleme te mprehta sa i perket pergatitjeve dhe infrastruktures elektorale probleme qe sipas tij mund te rezultojne ne prishje te plote ose te pjesshme te procesit zgjedhor.


Ne fillim te intervistes se vet Ruci nuk heziton te sqaroje se Partia Socialiste nuk ka pasur kurre per qellim te braktise proceset zgjedhore. Sipas tij kerkesat kryesore te PS-s ne keto dy vjet kane qene dy te behet transparenca per zgjedhjet e 2009-es e te garantohen zgjedhje te ndershme ne maj te 2011-es.


Per te arritur keto kerkesa ai paraqet dhe strategjine qe propozon PS ti jepet akses opozites ne serverin zgjedhor qe askush te mos perjashtohet nga e drejta per te votuar te pajisen votuesit me karta identiteti qe te mos votohet ne emer te tjeterkujt te ndertohet nje KQZ perfaqesuese e me kredibilitet dhe te ndeshkohet penalisht kushdo qe manipulon zgjedhjet.


Ruci nuk harron te akuzoje kryetarin e KQZ-s. Ristani per mosrespektim te kushtetutes ne drejtimin e ketij institucioni kaq te rendesishem per zgjedhjet.


Sipas tij Ristani e ka shkelur kodin si ne rastin kur nuk plotesoi kerkesat e anetareve socialiste te KQZ-s gje qe coi ne krize politike. Pervec kesaj kryetari i KQZ-s sipas Rucit duhet te mbaje pergjegjesi dhe per tentativat per te pushtuar vendet qe i takojne socialisteve ne ZAZ.


Me pas Gramoz Ruci ka folur per pergatitjet e PS-s per zgjedhjet e 2011-es pergatitje qe kane qene si ne fryme ashtu edhe ne struktura. Por nderkohe qe permend keto manipulime ai nuk harron te ngreje serish akuza qe ka permendur dhe ne parlament mbi manipulimin e identiteteve te votuesve akuza qe kohet e fundit i kane ngritur dhe media te ndryshme si dhe Gazeta Shekulli. Sipas Rucit keto probleme nuk kane per te gjetur zgjidhje ne rast se vijon te mungoje vullneti politik.


Meqenese nuk shpreh ndonje besim te madh per vullnetin politik te qeverisjes Ruci nuk harron ti kujtoje nderkombetareve nevojen per monitorim qe paraqesin proceset elektorale ne Shqiperi.


Me se tepermi ai zgjatet tek pjesemarrja e vezhguesve te OSBE-se ne keto zgjedhje pjesemarrje qe nuk mungon ta shohe edhe me nje sy kritik. Meqenese qendrimi i Rucit ndaj OSBE-se na u duk teper interesant vendosem ta ribotojme duke e cituar prej intervistes te dhene ne Revisten MAPO


Jeni shprehur se ambasadori i OSBE-s nuk e njeh gjendjen ne Shqiperi. A vazhdoni ta keni kete bindje Me tej akoma si e shihni qendrimin e nderkombetareve ndaj krizes politike A eshte e sakte te thuhet se faktori nderkombetar po kerkon ruajtjen e status quo-se politike ne vend


Qe ne fillim do te shprehja mirekuptimin tim dhe te forces qe une perfaqesoj per faktorin nderkombetar te cilet hap pas hapi me gjithe hallet dhe problemet e shumta qe ata kane per vendet respektiven apo problemet e shumta qe kane vendet e ndryshme te botes kane gjetur kohet e fundit dhe i kane kushtuar jo pak kohe e vemendje problemit shqiptar. E tille eshte rezoluta e Parlamentit Europian per transparencen e zgjedhjeve qe mazhoranca nuk e zbatoi.


I tille eshte edhe opinioni i raportit te Komisionit Europian dhe 12 rekomandimet e tij duke refuzuar kerkesen per statusin e vendit kandidat nje proces gjate te cilit mazhoranca u perkujdes te ndryshonte raportin kurse opozita nepermjet nje rezolute te paraqitur ne parlament kerkoi qe te ndryshonte gjendjen ne Shqiperi.


I tille eshte gjithashtu edhe debati ne Parlamentin Europian pas 21 janarit duke theksuar se ne Shqiperi ka nje krize te thelle qe duhet te zgjidhet me mjete politike dhe te cilat nuk funksionojne per mungese te vullnetit politik te mazhorances.


Te tilla ishin edhe vizitat tri here rresht te bera brenda nje muaji te niveleve te ndryshme nga Departamenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes me shqetesimin e drejtperdrejte per te zgjidhur krizen shqiptare. E tille eshte vizita e disahershme e te derguarit te posacem te Bashkimit Europian zoti Lajcek etj.


Dhe per ta mbyllur pjesen e dyte te pyetjes tuaj dua te theksoj se situata ne Shqiperi duhet te ndryshoje nga shqiptaret duhet te ndryshoje me aktoret dhe faktoret politike shqiptare. Dhe meqenese keta aktore dhe faktore jo vetem nuk po e ndryshojne por po e perkeqesojne duhet qe populli shqiptar nepermjet mekanizmave demokratike ti ndryshoje keta aktore dhe keta faktore politike nepermjet zgjedhjeve te parakohshme.


Per sa i perket pjeses se pare te pyetjes qe ka te beje me perfaqesimin e OSBE-se ne Tirane dua te theksoj se ky mision eshte ne Shqiperi sepse Shqiperia ka probleme qe duhen monitoruar dhe ku duhemi ndihmuar qe ti kapercejme e ti zgjidhim.


Ky mision nuk ngjan me prezencen e perfaqesuesve te tjere diplomatike te akredituar ne vendin tone te cilet kane per qellim te krijojne marredheniet me institucionet e shtetit shqiptar ne radhe te pare duke pare interesat e vendeve qe ata perfaqesojne.


OSBE-ja eshte nje organizate ku ne jemi anetare dhe misioni i saj me i pare eshte zgjedhje te lira dhe demokratike. OSBE-ja dhe ODHIR-i kane formuluar jo pak verejtje dhe kane bere shume rekomandime te vlefshme me qellim qe zgjedhjet e 2011-es te jene demokratike te jene te lira dhe te jene te ndershme. fare eshte bere per keto deri tani Asgje Cili eshte roli dhe efektiviteti i perfaqesise se OSBE-se ne Tirane


Ja pse une kam thene se zoti Ambasador i OSBE ska ardhur akoma ne Tirane. Kodi Elektoral ne Shqiperi nga neni i pare deri tek neni i fundit ne dore dhe ne fryme ka administrimin bipartizan pozite-opozite te zgjedhjeve. Cili eshte roli i perfaqesise se OSBE-se per te garantuar kete fryme qe ka Kodi KQZ-ja merr vendime ne menyre te njeanshme per te zevendesuar anetaret e opozites ne te 66 ZAZ-te pa asnje reference ligjore..


Vendimet e rendesishme te Kodit merren me shumice te cilesuar sic thote vete Kodi. Ato jane marre me shumice te thjeshte. Kodi Elektoral kerkon qe vendimet ne KQZ te firmosen nga kryetari dhe zevendeskryetari. Ato deri tani jane firmosur vetem nga kryetari. Natyrshem lind pyetja Ku eshte roli dhe produkti monitorues i Prezences se OSBE-se ne Tirane


Se dyti nje drejtim tjeter misionit te OSBE-se ne Tirane jane te drejtat e njeriut. Ne Shqiperi jane 1 milion te papune. Qindra punonjes te administrates publike pushohen nga puna kane vendime gjykate per shkeljen qe u eshte bere dhe serish nuk iu jepet e drejta. Vriten 26 qytetare te pafajshem ne Gerdec dhe asnje fajesi nuk ka.


Atyre nuk ua mori jeten Zoti dhe as semundja por korrupsioni kriminal i pushtetit. Vriten 4 qytetare ne mes te dites 50 metra larg zyrave te Prezences se OSBE-se nga dritarja e pushtetit ekzekutiv. Edhe kete nuk e di OSBE-ja Plagosen me plumba te pushtetit 25 qytetare te tjere. Rrihen e torturohen sikur te mos ishin njerez ne qelite e paraburgimit te policise shqiptare 135 qytetare te tjere.


shte vrare ne prag te fushates elektorale deputeti i opozites Fatmir Xhindi dhe kryetari i komunes ne Kukes. Per te gjitha keto ku eshte zeri i misionit te OSBE-se qe i ka themelet e parimeve te tij ne lirite dhe te drejtat e njeriut Opozites ne parlament i mohohet fjala.


Opozita penalizohet ne parlament duke u perjashtuar deputete te saj. Ndryshon rregullorja ne menyre te njeanshme duke ngushtuar hapesirat demokratike dhe parlamentarizmin duke e cenuar anetaret e opozites. A monitorohet parlamenti nga ky mision ne Tirane


Se treti kontrolli parlamentar eshte nje drejtim tjeter i misionit te OSBE-se. A nuk e shikon ky mision qe jo vetem nuk ka kontroll parlamentar por ka te kunderten pushteti kontrollon parlamentin presidentin prokurorine menduan opoziten etj. Pra me pak fjale pushteti ka kapur sistemin demokratik te nje vendi. Edhe kete nuk e shikon misioni i OSBE-se Ja pse une kam thene dhe i qendroj asaj qe kam deklaruar Ambasadori ska ardhur ende ne Tirane.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›