Kontrabanda prangosen tregtaret e doganieri
TIRAN- Nje doganier dhe dy tregtare u arrestuan dje ne mesdite nga Antikrimi Ekonomik i Drejtorise se Policise se Tiranes ne bashkepunim me specialiste te ketij sektori ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit me akuzat e kontrabandes me mallra te tjera dhe te kontrabandes nga punonjes qe lidhen me veprimtarine doganore.
Lajmi u be i ditur dje nga Drejtoria e Policise se Tiranes nepermjet nje njoftimi zyrtar te zedheneses Katragjini sipas se ciles ishin arrestuar Huzri Hoxha 49 vjec nga fshati Mezes i Tiranes administrator i shoqerise Pro Gips Fitim Mezini 39 vjec me detyre Doganier i Kontrollit Fizik ne doganen e Tiranes si dhe Gezim Alushi pronar i nje subjekti privat ne kryeqytet.
Sipas drejtorise se Policise se Tiranes keta persona dyshohet se gjate procedurave te importimit te nje kontejneri me konfeksione nga Kina kane kaluar kontrabande nepermjet Doganes Tirane rreth 40 per qind te sasise se mallrave te importuara.
Sipas burimeve te Policise informacionet ne lidhje me organizimin e kontrabandes ne lidhje me keta persona kane qene te here pas hershme. Nderkaq dje ne oret e para te mengjesit specialistet e Antikrimit Ekonomik te Drejtorise se Policise se Tiranes mberriten ne degen e Doganes se Tiranes per te verifikuar praktiken dhe proceduren e ndjekur ne lidhje me zhdoganimin e mallrave konfeksione kryesisht si corape dhe veshje te tjera te brendshme per femije e te rritur.
Gjate kontrollit te kryer nga specialistet e antikrimit Ekonomik jane verejtur probleme ne dokumentacion dhe ne sasine e mallit te importuar nga subjekti tregtar Pro Gips. Policia tha se dy tregtaret gjate kalimit te mallit kane deklaruar nje sasi corapesh prej rreth 120 mije pale nga rreth 240 mije pale qe ishin ne te vertete. Vec kesaj sasie malli gjate kontrollit te kryer ne kontejnerin qe kishte importuar mallin nga Kina policia gjeti edhe nje sasi tjeter malli konfeksionesh kontrabande kryesisht veshje te brendshme te cilat sipas burimeve tregtari Huzri Hoxha nuk i kishte deklaruar ne dogane.
Nderkaq doganieri Mezini sipas burimeve te policise dyshohet se ka ndihmuar dy tregtaret e tjere duke kryer nje kontroll fiktiv te kontejnerit me mallra konfeksionesh te ardhur nga Kina. Burime te hetimit thane se se paku ata dyshojne se kontrolli eshte fiktiv nisur nga dokumentacioni qe eshte nenshkruar nga vete doganieri. Tregtaret e arrestuar pretenduan ne polici se nuk kishin dijeni qe nje pjese e mallrave ishin teper sasise se deklaruar prej tyre dhe se nuk kishin dijeni per disa te tjera qe nuk kishin deklaruar pasi ishin furnizuar ne Kine dhe punetoret i kishin furnizuar me mallra te ndryshme ndersa ata kishin bere vetem pagesen nepermjet bankes.
Ne faturat e pagesave bankare policia ka zbuluar se ne te vertete ishin blere edhe mallrat e tjere qe nuk ishin deklaruar nga te arrestuarit. Policia sekuestroi te gjithe sasine e mallit kontrabande ne nje kontejner dy automjete ne pronesi te te arrestuarve etj.
Te arrestuar
Fitim Mezini 39 vjec nga Tirana detyre doganier i Kontrollit Fizik ne Doganen Tirane
Huzri Hoxha 49 vjec nga Mezezi i Tiranes administrator i shoqerise Pro Gips SH.P.K
Gezim Alushi 41 vjec nga Tirana pronar i nje subjekti privat
Sekuestruar
Nje kontejner me konfeksione veshjesh
Automjetet me targa TR 5771 S dhe TR 7865 I
30 mije euro afersisht eshte vlera mallit te bllokuar nga Policia e Shtetit ne nje operacion te zhvilluar mengjesin e djeshem ne Doganen e Tiranes me qellim kontrollimin e dokumentacionit dhe veprimeve doganore te nje subjekti tregtar ne Tirane.
3 persona dy tregtare dhe nje doganier u arrestuan nga Policia e Shtetit ne operacionin e mengjesit te djeshem ne kryeqytet pasi u zbulua se ata ishin perfshire ne nje afere te kontrabandimit te konfeksioneve nga Kina ne drejtim te Shqiperise.
2 automjete u sekuestruan nga specialistet e hetimit te Antikrimit Ekonomik ne kryeqytet gjate veprimeve te djeshme te kryera ne ambientet e doganes se Tiranes ku u ndaluan tre persona me akuzen e kontrabandimit te mallrave qe nuk ishin deklaruar.