E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferet Ne transportonim nuk dime cbehej me naften

Shoferet e arrestuar kane pohuar ne prokurori se dokumentet false perpiloheshin nga administratoret e firmave dhe se ata kane kryer vetem transportin e boteve pa ditur se cfare ndodhte me pas me to. Kreret e firmave refuzojne qe te flasin


TIRAN- Shoferet e autoboteve te cilet transportonin naften Vergine si pjese e kontrabandes kane mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria duke pohuar se ne te gjitha rastet ishin te pajisur me dokumentacionin perkates.


Keto dokumente tregonin se nenprodukti i naftes me emrin Vergine dergohej ne portin e Vlores me qellim eksportin jashte vendit. Por hetimi i prokurorise ka zbuluar se keto dokumente ishin falsifikuara nga punedhenesit e shofereve te arrestuar.


Ky fakt eshte konfirmuar dje nga burimet zyrtare te njesise se Task-Forces. Sipas tyre nga hetimi pese mujor eshte provuar e kunderta e pretendimeve te shofereve te kontraktuar nga shoqerite Fisheku sh.a. dhe Martini sh.p.k.


Keto dy kompani ishin kontraktuar nga shoqeria Euroil sh.a. me pronare dhe administrator biznesmenin e arrestuar Hajri Elezaj per transportin e mbetjes se naftes Vergine nga rafinerite e perpunimit deri ne magazinat e tyre ne Golem dhe Fier.


Ne disa raste transporti i Vergine-s eshte bere edhe drejt Portit te Vlores. Ky transport behej nga shoferet tashme te arrestuar Flamur Merkaj Genci Prence Fadil Abdurrahmani Kadri Hajredini Vladimir Koteci Reshat Aleksi dhe Gazmend Serjanaj.


Sipas prokurorise rreth 50 mije ton qe kompania Armo ia ka shitur shoqerise Euroil gjate periudhes janar 2007-dhjetor 2009 vetem nje pjese e vogel e saj eshte eksportuar per ne drejtim te Turqise dhe Greqise.


Sasia tjeter transportohej nga rafinerite e perpunimit te naftes qe ndodhen ne Ballsh dhe Fier ne drejtim te magazinave te shoqerise Euroil dhe Fisheku qe ndodhen ne Golem te Durresit dhe ne Fier. I qendrojme deklarimeve te dhena ne janar te ketij viti ne Prokurori ne fazen hetimore ku kemi deklaruar se kryenim transportin nga rafineria e Ballshit dhe Fierit ne drejtim te Portit te Vlores ku i shkarkonim.


Ky transport behej me te gjithe dokumentacionet e rregullta te perpiluar nga punedhenesit tane. Ne kryenim vetem transportin qe shoqerohej me dokumentacionin e pranimit dhe dokumentacionin e dorezimit ne Portin e Vlores. Keto dokumente qe ne kemi dorezuar jane autentike-kane thene thuajse nje zeri te gjithe shoferet e arrestuar.


Por keto pretendime sipas hetuesve te njesise se Task-Forces jane hedhur poshte nga hetimi pese mujor i kesaj ceshtje.


Nga hetimi i kryer eshte arritur ne perfundim se transporti i nenproduktit Vergine rezulton te jete realizuar nepermjet mjeteve te shoqerise Fisheku sh.a. dhe Martini sh.pk. me drejtues te autoboteve shtetasit e arrestuar tashme Flamur Merkaj Genci Prence Fadil Abdurrahmani Kadri Hajredini Vladimir Koteci Reshat Aleksi dhe Gazmend Serjanaj.


Keta drejtues mjetesh kane deklaruar perpara organit te procedimit penal ne janar te ketij viti se jane kontraktuar nga shtetasi Bledar Rama i shpallur ne kerkim nga prokuroria me vendim Gjykate i cili ka vepruar per llogari te shoqerise Euroil sh.a.


Deklarimet e ketyre drejtuesve se e kane transportuar mbetjen e naftes me emrin Vergine gjate vitit 2009 nga KPTHN Ballsh per ne Portin Detar Vlore ka rezultuar i pavertete pasi nga teresia e dokumentacionit te Deges se Doganes Vlore nuk rezulton asnje e dhene qe te konfirmoje keto deklarime- thuhet ne kerkesen e prokurorise dorezuar ne Gjykaten e Shkalles se Pare per vleresimin dhe caktimin e mases se sigurise.


Te arrestuarit e tjere nuk kane preferuar te flasin para hetuesve ne momentin qe jane njohur me vendimet e Gjykates e cila me kerkese te prokurorise ka caktuar masen e sigurise Arrest me burg. Gjate paradites se sotme pritet qe 13 te arrestuarit te dalin para togave te zeza per verifikimin e mases se sigurise me personin e arrestuar.


Sipas akuzes nenprodukti i naftes me emrin Vergine per periudhen 2007-2009 eshte pasqyruar ne dokumentacion si e eksportuar jashte vendit por ne fakt ajo eshte shitur ne tregun e brendshem edhe pse nje gje e tille eshte e ndaluar me ligj te posacem.


Brenda vendit ajo eshte perdorur ne menyre te jashteligjshme si nje lende perzierese e benzines. Mbetja Vergine eshte nenprodukt qe del nga rafinimi i naftes bruto pas nje procesi dytesor per pastrimin e saj nga squfuri.


Ky nenprodukt sherben si lende e pare per prodhimin e benzines dhe ka si destinacion te vetem eksportimin jashte vendit. Nga studimi i faturave te shitblerjes se nenproduktit te naftes Vergine sipas akuzes e marre prane shoqerise Armo sh.a. rezulton se sasia e pasqyruar ne keto fatura nuk perputhet me sasine e deklaruar per eksporte nga shoqerite Euroil sh.a. dhe Fisheku sh.a.


Reagimi

Kontrabanda doganat perplasen me prokurorine

Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka pohuar dje se ka rreth nje vit qe eshte ne dijeni te kontrabandes se naftes dhe per kete ka nisur nje hetim. Ne muajin mars 2010 autoritetet doganore i jane drejtuar strukturave homologe per verifikimin e rasteve te dyshimta.


Rezultatet e hetimit si dhe pergjigjet e ardhura nga strukturat homologe ku evidentohet nje diference ne peshe midis deklaratave te eksportit te depozituara prane autoriteteve doganore shqiptare dhe deklaratave te importit te depozituara prane autoriteteve doganore te vendit te destinacionit i jane vene ne dispozicion ne vazhdimesi organeve kompetente.


Ne lidhje me eksportet shqiptare me destinacion Libine autoritetet doganore shqiptare ne mungese te nje marreveshje dypaleshe per asistence te ndersjelle administrative ne fushen e veprimtarise doganore e kane te pamundur verifikimin e tyre ne shtetin libian-thuhet ne njoftimin zyrtar te doganave.


Por kjo deklarate bie ndesh me theniet e Prokurorise se Pergjithshme sipas te ciles hetimi ka nisur pas denoncimit publik te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti ne tetor te vitit 2010. Sipas prokurorise procedimi penal ka nisur me 13 tetor 2010 dhe jo ne mars 2010 kur thone doganat.


Nenkryetari i Grupit te PS-se denoncon nje tjeter kompani te lidhur me skandalin e naftes Vergine

Brace Nje kompani e trete e lidhur me kontrabanden e naftes


TIRAN - Nje dite pas arrestimeve te bujshme te lidhur me kontrabanden e naftes Vergine Partia Socialiste ka deklaruar se nuk jane dy biznesmene por qeveritare e familjare ata qe drejtojne mafien e naftes.


Ne nje komunikim per mediat nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace tha se eshte dhe nje kompani e trete shume e afert me qeverine qe ka qene pjese e kontrabandes.


Nuk jane dy kompani por dhe nje e trete e ngritur politikisht administruar familjarisht favorizuar administrativisht me kater vendburime kombetare te naftes qe ka kryer te njejtin krim shitje te naftes bruto te pa perpunuar ne tregun e brendshem shqiptar ne vitet 2009-2010 nuk ka qene vetem ARMO por edhe nje tjeter kompani qe ka pjese ne mafien e naftes e qe ka sherbyer ne kete operacion kriminal-deklaroi Brace.


Ai vleresoi se pasurite kombetare si burime te ekonomise kombetare nuk jane me te shqiptareve por te qeveritareve dhe familjareve.


Sipas tij kur cdo dite mijera shqiptare po bien ne varferi duke nisur nga Tirana Kapja e Shtetit eshte instrumenti politik qe po pasuron qeveritaret dhe familjaret. Ky nuk eshte me korrupsion Ky eshte krim i organizuar qe po shproneson cdo shqiptar dhe po proneson cdo qeveritar dhe familjar. Nafta eshte pasuri kombetare dhe e shqiptareve.


Qeveria po i shproneson shqiptaret nga kjo pasuri e madhe. Nafta nuk eshte me pasuri e shqiptareve por e qeveritareve dhe familjareve. Faktet e dala nga hetimi dje dhe sot deshmojne pikerisht kete-vleresoi nenkryetari i grupit parlamentar Socialist. Sipas Braces heshtja e Sali Berishes deshmon se ai eshte zoti i plotfuqishem i cdo pasurie kombetare ne kete vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›