A e dini se?
Kripa
Sikur nga të gjitha ujërat e deteve dhe oqeaneve të nxirrej kripa, me të do të mbulohej e gjithë sipërfaqja e tokës me një shtresë prej rreth 130 metrash.
Hekuri në Hënë
Grimcat e hekurit të gjetura në Hënë dhe të sjella në Tokë kanë një veti të veçantë, ato nuk ndryshken.
Martesa dhe puthjet
Në Italinë mesjetare puthjet nuk mund të merreshin ose jepeshin thjeshtë. Nëse një burrë e një grua shiheshin në publik duke u përqafuar, ata ishin të detyrurar të martoheshin.
Truri
20 për qind e energjisë së trupit përdoret nga truri.
Deti i Vdekur
Në Detin e Vdekur, për shkak të përqindjes së lartë të kripës nuk ka qenie të gjalla.
Arkitekt Sinani
Sinani, arkitekti i madh shqiptar (1489 - 1588) gjatë gjithë jetës së tij ndërtoi jo më pak se 355 ndërtesa apo komplekse: 81 xhami të mëdha, 50 dhoma faljeje, 62 medrese, 19 mauzoleume, 17 tregje, 3 spitale dhe 7 ujësjellësa. Kryevepra e tij është Xhamija Selimije e ndërtuar në vitin 1522. Në bazë të projekteve të tij ndërmjet vitit 1609 dhe 1617 u ndërtua Xhamia Blu në Turqi.
King Kongu
Thuhet se në Kostarikë është zbuluar një majmun me gjatësi 4.3 metra. Sipas këtij zbulimi, del se Kin Kongu i njohur në film, mund të ketë qenë i vërtetë!
Qyteti më i madh
Qyteti më i madh në botë është Meksiko Siti dhe ka mbi pesëmbëdhjetë milionë banorë.
Nervi optik i syrit
Nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh, të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës, do të arrijnë gjatësinë 60 kilometra.
Tingëllima
Në mjedisin e hapur, kur nuk fryejnë erërat, zëri i njeriut mund të dëgjohet deri në 200 metra larg.
Litarët
Skandinavët dikur kanë prodhuar litarë shumë të fortë duke shfrytëzuar rrënjët e drunjëve, sidomos të pishës.
Leonardo da Vinçi
Nuk dihet nëse piktori Leonardo da Vinçi ka qenë shumë i fuqishëm apo shumë i zgjuar, ose të dyja bashkë, por thuhet se ai ka mundur që me duar të këpusë patkoin e hekurt.
Shtëpitë e eskimezëve
Ezkimezët, kur e lëshojnë shtëpinë, patjetër e rrëzojnë së paku një pjesë të saj të ndërtuar prej akulli, në mënyrë që të mos bëhet strehë për shpirtrat e malinje.
Gjatësia
Gruaja më e gjatë e të gjitha kohërave ka qenë gjermania Mariane Wehler, me gjatësi 2.55m. Njeriu më i shkurtër ka qenë Xhin Vorenburgu, me gjatësi 45cm dhe konkurrentja e tij, Halami Aqube Ton Sinai, me gjatësi 38 cm.
Flokët
Zakonisht, një njeri ka në kokë rreth 100.000 fije floku. Te flokëkuqtë kjo shifër arrin në 90.000, te bjondët në 140.000 dhe te brunët diçka në mes të këtyre dy shifrave. Mesatarisht, çdo ditë bien 50-100 fije floku.
Mikrogjallesat
Në çdo litër ujë të sipërfaqes së detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa.
Frika
Elefantët iu tremben lepujve dhe qenve, qofshin këta edhe fare të vegjël.
Zbutja
A e dinit se bleta është i vetmi insekt i zbutur nga njeriu?
Gjuhët e botës
Në shoqërinë e sotme njerëzore fliten 2796 gjuhë të ndryshme. Ato ndahen në 11 grupe kryesore dhe 50 grupe (gjuhësh të vogla). Njerëzit që flasin këto gjuhe përdorin rreth 8000 dialekte.
Pse quhet “Deti i Zi”?
Përqindja e vogël e kripëzimit prej 1.9 për qind, i jep Detit të Zi një ngjyrë të errët karakteristike.
Njerëzimi
Mendohet se që nga krijimi i shoqërisë njerëzore, në botë kanë jetuar mbi 80 miliard njerëz.
Lotët e krokodilit
Prej kohësh njerëzit kishin vënë re se krokodilët pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin e lotonin. Kjo dukuri të linte përshtypjen se kjo kafshë qante prenë e ngrënë. Prandaj dhe lindi shprehja “lotët e krokodilit” që personifikon hipokrizinë e njerëzve të ligj. E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshën e ngrënë por është gjendra e kripës ajo që prodhon lotët. Pasi krokodili ka kollofitur kafshqn sëbashku me ujin, fillon veprimin e saj gjendra e kripës që ndalon sasinë e tepërt të kripës duke e nxjerrë jashtë përmes pikave të lotit.
12 Korrik 2008