Në tren
-Duke hyrë papritur në një dhomë treni të klasit të parë, një kontrollor gjen një grua dhe një burrë duke bërë dashuri si të çmendur.
-Vë bast -thotë kontrollori i zënë ngushtë, se ju jeni në udhëtimin e dasmës!
-Eshtë e vërtetë -përgjigjet burri, do të martohemi muajn tjetër.
Gjahtari
Një gjahtar i zhgënjyer që nuk vrau asnjë lepur, vendos të kthehet në shtëpi më parë se zakonisht. Kur hyn brenda gjen gruan me një djalosh në krevat. Bukuroshja tradhtare nuk i lë kohë të shoqit që të hapte gojë:
-I dashur, mos u mërzit që nuk vrave asnjë lepur. Përpiqu të shikosh anën pozitive, mund të të kishte ndodhur ndonjë incident në gjah shumë më i rëndë se ky që po shikon.
Telefonata
Një grua i telefonon Federatës Italiane të futbollit.
-Burri im, shpjegon ajo, ka zakon të bëjë dashuri me mua në divan gjatë pushimit midis dy pjesëve të ndeshjes
-Po mirë e pastaj? -e pyesin nga Federata.
-E kam pak të vështirë që të vij në qejf për aq pak kohë... Ju lutem a mund ta bëni pushimin nga 15 minuta në një orë?
Salca e domates
-Çfarë të ka ndodhur që e paske njërin sy të nxirrë?
-Oh, në një moment zemërimi në mëngjes, gruaja më gjuan në inat e sipër me salcë domatesh në fytyrë...
-Po salca e domates a nuk është e butë!?
-Eshtë, por jo kur ndodhet brenda kavanozit.
12 Korrik 2008