E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në luftë për qafë rinore, ja zgjidhja



Qafa e bukur nuk e tregon moshën
Nëse vëreni se lëkura e qafës është e thatë dhe jokompakte, koha është për aksion, shumçka mund të bëni edhe vetë. Zgjidhni midis trajtimeve kozmetike, masazhave dhe dietave. Nëse keni durim, qafa e bukur do t’ju shpërbleje me pamje rinore! Është shprehi e gati çdo femre që të ketë kujdes të madhe për mirëmbajtjen e fytyrës, por qafa, ai simbol i feminitetit dhe gra-ciozitetit, shpeshherë harrohet. Përgjigje për pyetjen se çfarë është lëkura e qafës tuaj mund ta merrni me një test të lehtë e të shpejtë para pasqyrës. Për fat, sot ekzistojnë mënyra shumë efikase që qafës t’ia kthejmë rininë dhe të thehen paragjykimet se në një moshë të caktuar nuk mund të eliminohet paraqitja e vijave të thella rrethore rreth qafës. Prandaj, përvishni mëngët. Bashkë me rrudhat dhe lëkurën e lëshuar të qafës, paraqiten edhe njolla të murrme, ndërsa shumicën e femrave i pengon edhe paraqitja e nënmjekrës (kajmakut). Këto paraqitje nuk kushtëzohen vetëm me moshë dhe trashësi, por më shpesh janë rezultat i qëndrimit të femrave: pranë tavolinës së punës, pranë kompjuterit, makinës, kur gati në të gjitha rastet koka mbahet e ulur. Në luftë për qafë rinore, rezultatet më të mira arrihen me ndihmën e kirurgjisë estetike. Por, që të mos i hyni këtij mundi e shpenzimi të madh, mjafton mirëmbajtja e rregullt dhe e përshtatshme, në radhë të parë në shtëpi. Rezultatet mund të shihen pas disa javësh, e deri atëherë, ju propozojmë dy truke të vogla, të përshtatshme.
Qafa në testim
Lëkura e qafës vazhdimisht i ekspozohet veprimit agresiv të ndikimeve të jashtme. E hollë dhe pa gjëndra yndyrore (të cilat tajisin sebum), është e thatë prandaj duhet që rregullisht të ushqehet me krema me hidratacion të lartë. Muskuli më i madh i qafës (platizma) është shumë i ndjeshëm, prandaj atë nuk duhet tërhequr shumë. Megjithatë, qafa ka nevojë për një gjimnastikë të lehtë. Duhet patur kujdes edhe për një detaj, nëse vëreni puçërrz, mos e prekni! Për shkak se muskuli tjetër i qafës gjendet thellë nën lëkurë (ndërsa proceset inflamatore fillojnë mu aty), shërimi do të jetë specifik dhe i gjatë.
Armiqtë kryesor
Rrezet e dëmshme të diellit, ndotja dhe të ftohtit, janë armiqtë kryesorë të lëkurës së qafës. Dietat e varfëra me proteina dhe vitamina, por edhe shprehitë e dëmshme (tymi i duhanit), do ta shpejtojnë procesin e mplakjes. Ndërsa, predispozitat gjenetike janë edhe një faktor rëndues.
Si të bëni masazhin e qafës dhe të torzos
Që të duket më e hollë
Masazhi duhet bërë anash. Masazhi fillon nga posht-lart, duke e shtuar shtypjen. Kur i lëshoni duart poshtë, bëjeni sa më butë.
Nxiteni çarkullimin
Mjafton që të bëni masazh të lehtë në formë rrethi, duke shtypur lehtë nën eshtrat e qafës.
Për qafë më të gjatë dhe qëndrim më të drejtë
Stimuloni muskujt në fund të qafës duke iu bërë masazh në formë rrethore
Për të mos u lëshuar lëkura
Masazhoni çdo herë nga posht-lart: mbështetni duart pak mbi gjinj dhe filloni ti tërhiqni ngadalë në drejtim të veshëve
Lamtumirë nënmjekrës!
Mbështetni shuplakat e duarve në gjoks dhe ngadalë i ngrini deri në mjekër, duke e lakuar kokën prapa.
Për përforcimin e gjinjve
Vini duart horizontalisht në gjoks (në mes) dhe tërhiqni gishtërinjtë nga ana e jashtme.

12 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›