E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, opozitë të fortë – do ketë mbështetje nga ndërkombëtarët

04-09-2013 / Gazeta 55

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi thotë se mbështetja ndërkombëtare për opozitën e re do të jetë e pakufizuar. Në një postim në Facebook, Halimi shkruan se e djathta do të bëjë opozitë të fortë dhe nuk do të lejojë prekjen e institucioneve. “Përmbylla takimet e partnerëve ndërkombëtarë me përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, të OPDAT dhe USAID-it. Një takim i mirë ku ndamë qëndrime të përbashkëta për mbrojtjen dhe konsolidimin e administratës publike të Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të pavarura. Do të jemi opozitë e fortë dhe konstruktive dhe nuk do të lejojmë prekjen e institucioneve të pavarura të vendit. Me sinjalet e para kërcënuese të mazhorancës së re, kam bindjen se mbështetja ndërkombëtare për qëndrimet tona të drejta do të jetë e pakufizuar”, shkruan ministri Halimi në Facebook .

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›