E Shtunë, 31 Tetor 2026

A eshte Google TV ne telashe

Nga Express me 30 nentor 2010 ne ora 1107

Google ka plane te medha per platformen e saj te Google TV. Plani i tyre i pare ishte per ta perhapur pajisjen e Google TV ne cdo shtepi nepermjet kutise per kanale apo televizorin e aktivizuar me Google TV por sic duket tani jane paraqitur shenja se platforma mund te jete ne telashe.

Platforma e Google TV u lansua para me shume se nje muaj me pajisjen e pare te Google TV Revue Logitech e cila pastaj shpejt u shoqerua edhe me Google TV te mundesuar nga TV-te e Sony.

Tani Sony eshte duke ofruar zbritje prej 25 perqind per njesite e saj te Google TV ne Blu-ray te cilat normalisht nuk ndodhin aq shpejt pasi produktet kur lansohen nuk ka mungese te kerkesave per te.

Nje nga problemet me te medha te Google TV eshe cmimi i harduerit. Menyra me e lire per te marre Google TV ne dhomen tuaj te dites eshe nepermjet kutise Logitech Revue e cila ka nje cmim prej 300. Krahasoni kete cmim me cmimin e Apple TV e cila kushton 99 edhe pse dy platformat nuk jane te krahasueshme ne kete moment pasi qe Apple TV-se i mungojne shume nga karakteristikat e Google TV.

Nje problem tjeter qe Google TV eshte perballuar eshte permbajtja e saj qe po bllokohet nga studiot e TV. Shume nga to kane bllokuar Google TV nga qasja e videove te tyre te cilat zakonisht mund te shihen nga faqet e tyre.

Nese perdoruesit nuk jane ne gjendje per te pare permbajtjen e Google TV qe ata ne anen tjeter mund ta shikojne ne kompjuterin e tyre atehere kjo paraqet nje problem per Google pasi qe i gjithe koncepti i Google TV eshte i dizajnuar qe ta sjelle uebin ne dhomen tuaj te dites. pcworld.al

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›