E Diel, 1 Nëntor 2026

A është Mladiç aq i sëmurë sa të mos dalë në gjyq? (FOTOT E PARA)

Para sysh keni një të moshuar me një kapele në kokë. Është Ratko Mlladiç, ish- gjenerali 69 vjeçar i ushtrisë serbe. Personi përgjegjës për vrasjen e 8 mijë burrave e të rinjve në Srebrenicë.

Sot në mesditë ai do të bëjë analizat mjekësore. Mbrëmë hetuesit nuk ia dolën dot për shkak se Mlladiç ishte tepër i dobët dhe i sëmurë sa mezi rrinte.

Burimet policore kanë thënë se ai ka probleme shëndetësore, njëra dorë është e paralizuar pas një ataku, ka probleme në tru dhe tension të lartë të gjakut.

Kurse gjykata e posaçme për krimet e luftës thotë se ai është në gjendje të mirë, lëviz dhe flet vetë.

Ndërkohë në dritë kanë dalë edhe detaje të reja nga operacioni i shërbimit sekret serb. Sipas burimeve, në momentin që është arrestuar, Mlladiç ka qenë i armatosur me dy armë të mbushura.

Ai fshihej në shtëpinë në fshat të një kushëriri. Operacioni e ka gjetur atë në gjumë. Në shtëpi nuk iu gjetën celularë apo kompjuter. Gruaja e djali i tij janë gëzuar për arrestimin pasi mendonin se ai kishte vdekur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›