E Diel, 1 Nëntor 2026

CIA: Greqia do zhytet në anarki, rrezikohet edhe grusht shteti

Nga PAUL RONZHEIMER

BILD

Në Greqi ka nisur një valë e re protestash e bashkë me të është rritur frika për trazira.

Shërbimi sekret amerikan paralajmëronte në një raport për një situatë të pakontrolluar në vendin e falimentuar.

Në raport thuhet se do ketë trazira të rënda, madje flitet edhe për një grusht shteti.

Përfundimi i CIA-s: Kurse i ashpër i kursimeve dhe situata e tmerrshme mund të përshkallëzohen, Athina do e ketë shumë të vështirë që të marrë nën kontroll situatën.

Raporti flet për rebelim e dhunë në muajt e ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›