A është Taken 2 propagandë e egër antishqiptare? (VIDEO)
Share
Ka pak ditë që është publikuar trailer-i i filmit më të ri të Liam Neesen Taken 2. Në filmin Taken 1 ai arrin të shpëtojë vajzën e tij nga rrëmbyesit shqiptarë në Francë.
Në blogun e njohur peshkupauje.com, ka një shënim në lidhje me këtë film, që cilësohet një propagandë e egër antishqiptare dhe bëhet thirrje për të reaguar kundër kësaj albanofobie që tenton të na paraqesë si kriminelë të egër që rrëmbejmë vajza të reja për ti shitur si prostituta.
Taken 2 pritet të dalë në kinema në tetor. Në film, Muradi, babai i Markos nga Tropoja, i vrarë në filmin e parë, betohet për hakmarrje.
Aktori që luan Muradin është serbi Rada Sherbexhija.
Trailer-in e filmit e gjeni më poshtë.