E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri. Lefter Koka voton kundër shkarkimit të Naços

Share

(E PERDITESUAR)- Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ndryshimet në kabinetin qeveritar. Me 72 vota pro është miratuar dekreti për emërimin e Flamur Nokës si ministër i Brendshëm. Votimi i tij është pritur me duartrokitje nga deputetët e djathtë.

Ndërkohë, tre ministrat e LSI kanë marrë nga 71 vota pro. Edmond Haxhinasto është emëruar ministër i Ekonomisë dhe do vazhdojë të mbajë postin e zëvendëskryeministrit. Edmond Panariti u emërua si ministër i Jashtëm dhe Vangjel Tavo si ministër i Shëndetësisë.

Nasip Naço do jetë nënkryetar i Kuvendit, pasi u shkarkua nga posti i ministrit të Ekonomisë. Bie në sy se kundër dekretit për shkarkimin e tij si ministër i Ekonomisë ka votuar deputeti i LSI, Lefter Koka. Duket se ka qenë një sinjal i vogël ky i Kokës, pasi për ministrin e ri ai ka votuar pro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›