A eshte "e vertete" dashuria ne internet?
Kurth apo loje me fund te papercaktuar, kjo eshte dilema e atyre qe preferojne njohjet ne internet
Ne realitetin e ri, realitetin virtual cdo dite lidhen gjithnje e me teper njerez. Komunikimi i drejtperdrejte permes shfrytezuesve te internetit ne te cilen cdo shtet a qytet, vertet menjanon largesite gjeografike dhe ofron liri te plote te te shprehurit. Kembimi i mendimeve, ideve, qendrimeve ben qe njerezit te afrohen, te lirohen nga pakenaqesite, paragjykimet dhe paaftesite qe shfaqen ne komunikimet "sy me sy". Ky lloj i mediumit per komunikim te shpejte dhe kryerjes se shpejte te puneve, po behet medium per te dashuruarit. Dashuria permes internetit eshte dukuri e re te cilen ende nuk e kane studiuar mire psikologet dhe sociologet.
Si njoftohen njerezit?
Te njoftohesh permes internetit, kjo nuk eshte aspak e veshtire. Mjafton te beheni pjese e forumeve, grupeve te ndryshme te diskusioneve dhe per nje kohe te shkurter do te keni me dhjetera letra elektronike. Keshtu, gjithcka fillon me nje bisede te thjeshte rreth nje teme me nje person ende te panjohur per ju, e natyrisht nese ajo bisede behet interesante, me te perseritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnereve potencial per biseda te ketilla eshte i pafund. Shume njerez mendojne se dashuria permes internetit eshte kurth dhe per nje gje te tille nuk duhet diskutuar. Pa marre parasysh se kush ndodhet ne anen tjeter te rrjetit, pa marre parasysh permbajtjen e letrave, porosive, vertet, gjithcka dime per personin tjeter jane shkrimet e tija elektronike.
Faktet pro dhe kunder
Shumekush mendon se te dashurohesh permes internetit pa e njohur fizikisht nje person, eshte njejte sikur te dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithcka paraqet rezultatin e imagjinates dhe frazave te thurura me mjeshtri. Por a eshte vertet keshtu? Nje nga karakteristikat themelore te komunikimit permes internetit eshte anonimiteti. Kjo mundeson lirine e te shprehurit, te qendrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazen e njohjes se njerezve. Njohja rrjedh me shpejte, nga brenda jashte, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmerine, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithcka qe personin ne anen tjeter te rrjetit e bene te vecante. Kryesore ne komunikimet mes njerezve permes kompjuterit jane fjalet. "Fjalet i jane dhene njeriut qe me mire t'i fshehe mendimet e veta", thote nje proverb. Megjithate, kjo duhet shqyrtuar. Perderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundesi te lirise se te shprehurit te mendimeve, sinqeritetit, guximit, te tjereve u ofron mundesi per te sajuar genjeshtra, per te mashtruar dhe trilluar. Keshtu, mashtrimet jane me teper e mete e individit, sesa e teknologjise.
Cilet jane perparesite e njohjes permes internetit
- Padyshim se perparesite jane me te shumte, por ne do t'i numerojme ketu vetem disa:
1. Gjasat per te takuar personat e shpirtit perfshijne thuajse gjithe boten
2. Njoftimet behen ne baze te interesave te perbashketa, e kjo shpesh shpie ne mirekuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni dikujt. Njoftimet behen ne baze te terheqjes, miqesise dhe dashurise.
3. Nuk ekziston palakmueshmeri apo pasiguri, sikurse ne takimet e drejtperdrejta. Njerezit anojne t' i zbulojne me shpejte mendimet dhe qendrimet e veta ne kete menyre.
3. Ka mundesi te editohet teksti, mendimet dhe shprehjet jane me koncize, me permbajtesore dhe te paramenduara mire.
4. Ndjenja e vetmise gati nuk ekziston, pasi gjithnje del dikush qe eshte ne disponim te komunikoje me ju.
Cilet jane mangesite e njohjes permes internetit
1. Mungesa e gjesteve percjellese si: ngjyra e zerit apo e shprehjeve te fytyres qe flasin shume, mungesa e afersise fizike.
2. Mungesa e eres, shijes dhe prekjes.
3. Keqkuptimi ne komunikim (per shkak te menyres se interpretimit fiks dhe voneses se shkrimeve ne rrjet).
4. Jo sinqeriteti i personave qe e keqperdorin kete medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush deshiron te argetohet ne llogari tuajin, pastaj genjeshtrat per punen, luajtja e roleve, genjimi per statusin martesor, femijet, gjinine, moshen... dhe gjithnje ka te tille qe genjejne dhe te tille qe besojne.
5. Edhe pse ekziston mundesia e kembimit te fotografive, degjimit te zerit etj., prape se prape mungesa e prekjes, shikimit ne sy, intonimit te zerit dhe vete fluidi i kontaktit shpirteror (parandjenja kur takohesh me nje person, apo pershtypja e pare fizike) mungojne. Ata qe mashtrojne, madje mund t'ua dergojne fotografin e dikujt tjeter, zeri mund te jete i tjeterkujt, shkrimet po ashtu. Mund te genjejne edhe per perkatesine etnike, bindjet fetare, gjinine, etj.
Google Earth zbulon ishullin e te dashuruarve
Nje ishull i vogel ne forme te zemres ne detin Adriatik eshte bere nje hit i pushimeve per Shen Valentin, pasi eshte zbuluar ne Google Earth. As pronari i ishullit te pabanuar nuk e dinte se sa bukur ishte i formesuar si zemer ishulli ne bregdetin kroat, derisa eshte vershuar nga kerkesat prej te dashuruarve per te qendruar aty. "Ka qene e pabesueshme. Ne mendojme se eshte ishulli me i persosur ne forme te zemres ne bote", ka thene Vlado Juresko, familja e te cilit ka ne pronesi 108.696 metra katrore te ishullit Galesnjak, i cili ka filluar te thirret me te madhe si "Ishulli i Dashnoreve. "Askush nuk jeton ketu, prandaj nese te dashuruarit me te vertete deshirojne te kalojne vetem per vete ai eshte ishulli me i persosur i braktisur", ka shtuar ai. Sipas pronarit fatlum, gjithmone eshte menduar se duket si zemer, por qekur eshte pare ne Google Earth cdokush e ka pare dhe e mbare bota duket se ka deshire te qendroj ketu.