E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lublin Dilja, humbja e shumefishte

Nga Sali Berisha*

Jemi bashkuar ketu per te nderuar mikun e dashur te te gjitheve, Lublin Dilja, i cili u nda nga jeta pas nje semundje te rende. Vdekja e cdo njeriu te pakeson, por humbja e nje njeriu si Ljublin Dilja eshte nje humbje e madhe per te gjithe ata qe kane patur lidhje miqesore, pune me te. Lublin Dilja ishte para se gjithash nje qytetar shembullor misheronte dhuntite e tij me te shkelqyera te qytetarise, i cili u perfshi ne nje levizje qe do te perbente nje ndryshim epokal per Shqiperine, pedagog i talentuar, intelektual i ri me nje formim te plote. Atij iu besua posti me i rendesishem ne diplomacine shqiptare, te perfaqesonte vendin ne Uashington kryeqytetin e diplomacise boterore. E nisi karrieren pa eksperience diplomatike por me dhuntite e tij me perkushtimin e tij, me ndershmerine e tij ai permbushi me nder dhe dinjitet kete detyre. Kontribuoi shume ne forcimin e miqesise dhe bashkepunimit midis dy vendeve dhe la ne kete vend te madh miq te shquar per kombin dhe vendin. Lublini ne parlament u shnderrua ne nje kohe te shkurter ne nje nga deputetet me te respektuar, me te perkushtuar. Pasi u godit nga nje semundje mizore e pabese dhe takimin me te pas konstatimit te kesaj semundjeje ka qene nje nga takimet me te veshtira te jetes sime sepse me duhej te vetepermbajtja cdo ndjenje time dhe t`i jepja kuraje, te beja cdo perpjekje ta bindja se semundja eshte semundje dhe se jeta eshte jete, cilesia e se ciles garantohet vetem nga ata qe luftojne semundjen si nje armik, ata te cilet i perkushtohen nje lufte te vendosur kunder saj. U mundova t`i jap shume shembuj te kesaj praktike.

Pra ai beri nje pershtatje heroike, tregoi nje force te jashtezakonshme te karakterit dhe shpirtit, e mposhti nje semundje dhe mposhti mundjen, e cila ne stadin qe u konstatua realisht ishte e pamjekueshme. Ky njeri qe fjalepake u shnderrua ne nje luan te vertete, iu nenshtrua mjekimeve eksperimentale nga me te ndryshmet, ruajti nje jete familjare krejtesisht normale, ne nje aktivitet diplomatik te shkelqyer. Ai ishte nje nga diplomatet tane me te afte dhe me te shquar ne trupin tone diplomatik. Shtate vite beteje legjendare duke na lene ne te gjithe miqve te tij nje mesazh shume te madh duke na frymezuar ne te tjereve se si duhet te perballemi me te keqen. Semundja eshte e keqe, semundja eshte nje armik. Ne te gjitha takimet qe kam patur me vone kam diskutuar me nje mik qe ndiqte jeten njelloj si ne te tjeret. Ky eshte nje rast per t`i shprehur nje mirenjohje te thelle nga te gjithe ne, por ky eshte nje rast per te falenderuar Noren, bashkeshorten e tij te mrekullueshme, e cila gjate ketyre 7 viteve beri cdo perpjekje qe miku yne i dashur te kete diten dhe veprimtarine e tij, te kete jeten ne cilesine me te mire te mundshme. Lublin Dilja ne nje moshe te re u nda nga jeta, por me veprimtarine e tij me qendrimin dhe perkushtimin dhe forcen e punes se tij ai beri sikur kishte jetuar dy jete te tera. Ndaj dhe duke shprehur edhe njehere nderimin me te thelle shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta nenes se nderuar, prinderve te Nores qe e kane patur si djalin tyre. Askush nuk te bente per vete me shume se Ljublini. Dua t`ju shpreh ju te gjitheve miqve te Lublinit ngushellimet me te sinqerta. Humbja e tij eshte nje humbje e madhe per diplomacine shqiptare, eshte nje humbje e madhe per Elbasanin, eshte nje humbje e madhe per Shqiperine.

* Nga fjala e mbajtur dje ne Konferencen perkujtimore ne kujtim te ambasadorit shqiptar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Lublin Dilja, i cili nderroi jete nga nje semundje e rende pak dite me pare


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›