A është kjo hakmarrja e Al Kaedës? Sulm kamikaz në një qendër paraushtarakësh në Pakistan, 70 të vdekur
Dy shpërthime kanë tronditur një qendër trajnimi për paraushtarakët në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën 70 njerëz në atë që është sulmi më i përgjakshëm që pas operacionit amerikan, që la të vrarë Osama Bin Laden.
Sulmi u krye në një zonë trajnimi, e varfër në pajisje e cilësinë e mbrojtjes, por një nga kufijtë e betejës me Al Kaedën.
