E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Brace Komisioneret e PD ne kundershtim me Kodin Zgjedhor

Partia Socialiste i ka bere thirrje Partise Demokratike qe te largoje nga procesi i numerimit te votave komisioneret qe jane ne shkelje te Kodit Zgjedhor dhe personave problematike. Deputeti i PS-se Erjon Brace tha se jane pese persona te cilet nuk duhet te ishin ne komisionin e numerimit te votave.

Kemi paralajmeruar dje se jemi ne proces verifikimi te presona ne cdo tavoline. Tani qe procesi po zhvillohet vetem ne nje njesi nga verifikimet tona rezulton se sot ne mengjes ne 5 tavoline e numrit jane ulur 7 persona qe nuk kane qene ne procesin e numerim por jane futur sot qellimisht duke pare qe trendi i numerimit te kutive te mbetura tregon per fitore te Edi Rames dhe Partise Socialiste u shpreh Brace.

Deputeti i PS tha se ka verifikimet e bera rezulton se pjese e komisionereve te PD-se jane persona te strukturave te ministrive te Brendshme dhe Transportit Drejtorise se Policise Rrugore dhe Gardes se Republikes. Brace nenvizoi se PS do te hetoje cdo vote te njesise 5. Do hetojme cdo vote ne njesine 5 ne transparence dhe korrektesi te cdo vote te qytetareve. Do ta mbrojme deri ne fund voten e qytetareve. Duam te sigurojme dhe i bejme thirrje cdo qytetari qe te jene ne shkollen Vasil Shanto ku po numerohen votat. Te gjithe duhet te jemi te angazhuar sot per te mbrojtur voten dhe per ta numeruar ate drejte qe eshte vene ne rrezik nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha tha Brace.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›