E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Rama ka frikë nga rezultati i zgjedhjeve

Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani në një konferencë për shtyp ka deklaruar se zgjedhjet e 8 majit janë një sukses i demokracisë në Shqipëri.
 

“Gjatë gjithë procesit zgjedhor Shqipëria i ka treguar botës anët tona më të mira duke u përfshirë në një proces të ndershëm dhe transparent” theksoi Bogdani.
 

Ai shtoi më tej se Partia Demokratike është e vendosur të respektojë procesin e numërimit deri në votën e fundit ndërsa nuk ka lënë pa sulmuar edhe kandidatin e PS-së Edi Rama.
 

“Tani që ka mbetur pa numëruar edhe 14 kuti dhe gara bëhet e ngushtë Edi Rama po shpreh frikën e tij duke hedhur akuza të pabaza me një gjuhë prej talebani. Askush nuk ka të drejtë të hedhë baltë mbi demokracinë kur varet e ardhmja e integrimit të vendit” theksoi Bogdani
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›