A është kjo lidhja mes njeriut e majmunit?
Ai ka një buzëqeshje kurioze në fytyre, sytë dhe goja janë dukshëm njerëzore, pjesa tjetër i përket një kafshe të egër.
Njihuni me Karabon, i cili ndoshta është paraardhësi ynë më i hershëm dhe lidhja e munguar mes njeriut dhe majmunit.
Krijuar nga paleo-artisti John Gurche, ai është bazuar në një skelet të ruajtur mirë të një djaloshi 13 vjeçar, gjetur në një shpellë në Afrikën e Jugut.
Karabo- që do të thotë përgjigja jetoi rreth 2 milion vjet më parë.
Kur u zbulua në vitin 2008, shkencëtarët mbetën të shokuar së pari nga dora e tij.
Profesori Lee Berger thotë se ishte e habitshme. Është e pamohueshme që kjo nuk është dora e një majmuni. Është një dorë në gjendje për të krijuar vegla pune. Ai ndan shumë gjëra me njerëzit, më shumë se çdo krijesë tjetër e zbuluar, por sërish shumë primitiv dhe kjo është e habitshme, thotë Berger.
