E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çlirimi i Tiranës, Rama homazhe tek “Ushtari i Panjohur”

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot homazhe tek “Ushtari i Panjohur” me rastin e 67-vjetorit të çlirimit të Tiranës.
 

Kreu i opozitës i shoqëruar edhe nga përfaqësues të tjerë të opozitës ka vendosur kurorë me lule në këtë memorial në qendër të kryeqytetit.
 

Ndërkohe lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNCSH-ja për çlirimin e qyteteve. Ajo ishte njëkohësisht edhe shembulli më tipik për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të popullit në betejën për çlirim.
 

Në betejën e zhvilluar për çlirimin e Tiranës dhanë jetën 127 partizanë e banorë të kryeqytetit ndërsa mbeten të plagosur 327 të tjerë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›