Berisha:Së shpejti dixhitalizimi i sistemit shëndetësor
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se reforma në shëndetësi mbetet qëllimi më madhor i qeverisë ndërsa shtoi se së shpejti do të zbatohet edhe program që do ta vendos sistemin e shëndetësisë mbi baza dixhitale.
Duke folur në ceremoninë e inagurimit të urgjencës së re në QSUT, shefi i qeverisë theksoi se ky spital është edhe një homazh për përjekjet shumë vjeçare të mjekëve.
“Puna juaj është bazuar në sakrificë të mëdha dhe në kushte të vështira por i keni përballuar me dinjitet, keni shpëtuar qindra jetë keni luftuar dhe luftoni me më të keqen që është vdekja. Sot ju keni ngritur dhe po vendosi sistemin shëndetësor të vendit mbi baza të reja. Sot janë shtuar potencialet diagnostikuese dhe janë aplikuar metoda më moderne të mjekimit” iu është drejtuar kryeministri mjekëve.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka për nxitjen e kërkimit shkencor në çdo klinikë pasi sipas tij ai është thelbësor për të reformuar sistemin shëndetësor.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka me ambicien më pozitive të arrijmë standartet më të mria të diagnozës, të mjekimit dhe të nxisim kërkimin shkencor. Kërkimi shkencor është jetik për të mbajtur ju në kërkim të kufijve të rinj, të horizonteve të reja. Unë kam besim të madh që shumë prej jush do të vazhdojnë me agrisiviet në mënyrë që reputacioni i klinikave që ju drejtoni të bëhen gjithmonë e më të njohura” ka shtuar Berisha.
Më tej kryeministri theksoi se krahas mbështetjes që qeveria do të japë për sektori publik ajo është e vendosur blejë shërbime nga sektori privat.
“Ne sistemin tonë shëndetësor krahas sektorit publik që ka qenë dhe do mbetet lidër, ka patur dhe do ketë mbështetje të plotë nga qeveria. Ekziston edhe sektori privat nga i cili qeveria është i vendosur të blejë shërbime në intersinin më të mirë të të sëmurëve. Në këto vite kemi bërë përpjekje të mëdha në fushën e shëndetësisë. Janë rritur me rreth 5 herë financimi dhe ribursimi i barnave. Janë investuar në apratura më shumë se 40 milion dollarë. Do bëjmë gjithcka për modernizimin për sistemin tonë shëndetësor” shtoi Berisha.