Seks në makinën e policisë teksa çoheshin në rajon
Share
Tina Marie Arie dhe Howard Windham janë personazhë të një ngjarje që nuk është se ndodh zakonisht. Dy shtetasit amerikanë u arrestuan me akuzën për helmimin e një shokut të tyre dhe u futën në makinën e policisë për tu transportuar drejt rajonit të policisë.
Ata ishin prapa, ndërsa makina drejtohej nga një polic. Ky i fundit, në një moment i ka humbur nga shikimi ata dhe për këtë arsye ka ndaluar makinën dhe ka hapur derën e prapme të makinës.
Punonjësi i policisë mbeti i befasuar, pasi dy të arrestuarit as që e kishin vrarë mendjen se po shkonin në polici, por ishin duke bërë seks. Polici i ka ndarë dhe pjesa tjetër e rrugës më pas ka kaluar e qetë.