E Shtunë, 31 Tetor 2026

A është kjo ndonjë barsoletë

Një mjek takon një kritik letrar... A është kjo ndonjë barsoletë? Jo, por një mënyrë e të krijuarit të librit tonik, që momentalisht është më i dëgjuari në Gjermani. Kritikët thonë se libri “A Është Kjo Ndonjë Barsoletë”, në fakt, “është takimi më spirituoz letrar i vitit”.

Bëhet këtu fjalë për librin tonik të shkrimtarit, profesorit dhe gazetarit, Hellmuth Karasek, dhe kabaretistit, Eckart von Hirschhausen. E, në të është e pritshme të dëgjohen edhe barsoleta, si kjo:

Një i shurdhër i thotë mikut: “S’po mund të dëgjojë më barsoleta për invalidë”. E, miku i tij i verbër ia kthen: “Edhe unë njësoj po e shoh këtë gjë”.

Ose, si kjo: Një mësuese shkoi në vizitë në kopshtin zoologjik, bashkë me nxënësit e saj. Një nxënës e pyet: “Çfarë paska elefanti me këmbëve?”. Mësuesja ndërkaq i përgjigjet e trullosur: “Ah... ajo s’është asgjë”. Ndërkohë, ndërhyn një kalimtar rasti: “Zonjë, ju njëmend qenkeni e lazdruar”.

Qeshja, përkundër të gjithave

Meqë autori i librit të barsoletave të popullarizuara, Hellmuth Kerasek, është edhe kritik letrar, gazetar dhe shkrimtar, atëherë është e pritshme që të merret edhe me historinë kulturore të barsoletave. Natyrisht, autori e përmbush këtë pritje, derisa pohon se “humor është kur njeriu, përkundër të gjithave, arrin të qeshet”.

“Titulli i librit është tipik për një situatë që s’është fare qesharake. Kur, për shembull, pas 50 vitesh martesë gruas i dhuroni dy trëndafila të vyshkur, ajo do t’ju pyes: A është kjo ndonjë barsoletë? Barsoleta gjithnjë përmban diçka jospirituoze. E njëjta gjë vlen edhe për një barsoletë të njëmendët, e cila gjithnjë përmban tema skajshmërisht të dhimbshme”, thotë autori.

Që nga rinia e hershme Kerasek mbledh barsoleta për diktatorë, çifutë, gra, elefantë...

Natyrisht, autori është i interesuar edhe për prapavijën intelektuale si dhe për domethënien psikoanalitike Freudiane të barsoletave. Çka është ajo që barsoletat i bënë qesharake? A ekziston ndonjë variant i ri i tyre, apo gjithnjë vetëm një përsëritje? A është barsoleta një amë e fuqishme e të shtypurve? A ekzistojnë humore të veçanta për burra dhe për gra?

“Njerëzit me shumë dëshirë i tregojnë dhe i dëgjojnë barsoletat për temat nga të cilat kanë frikë më së tepërmi, si për pleqëri, për doktorë, etj. Për shembull: Vjen plaku te doktori dhe thotë: Doktor unë s’po mbaj mend asgjë, të gjitha po i harroj. Doktori e pyet qe sa kohë po ndodh kjo. Plaku ia kthen: Kush ashtu?”

Kerasek pohon se barsoletat si formë e shprehjes kulturore disi janë harruar. Madje, sipas tij, ato më fare nuk konsiderohen pjesë e saj. Mirëpo, Kerasek konsideron se barsoletat janë forma më e shkrutër dhe më precize e letërsisë. Kjo për shkak se romanshkruesve u duhen me qindra faqe për të përshkruar një realitet. Barsoletës i duhen vetëm disa rreshta.

Libri i Kerasek është i inspiruar nga performimit përbashkëta me mjekun Eckart von Hirschhausen, një autor ky bestsellerësh dhe humorist i njohur, i cili vetëm sa e rikonfirmon atë që mjekësia e njeh qëmoti: se qeshja jo vetëm që është e shëndetshme, por është ndër detyrat më të komplikuara për trurët tanë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›