E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA injoron lutjen e Iranit

SHBA-ja e refuzoi lutjen e Teheranit për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, të vendosura për shkak të programit të kontestuar bërthamor.

Irani u bëri thirrje vendeve perëndimore që t'i heqin sanksionet, nëse dëshirojnë që të arrihet zgjidhje për krizën me programin bërthamor.

"Askush nuk flet për heqjen ose reduktimin e sanksioneve. Ne dëshirojmë që Irani të del me propozime konkrete", theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Touner.

Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi se Iranit do të mund t'i vendosen sanksione të reja, nëse gjatë muajve në vijim nuk arrihet përparim në bisedimet me forcat botërore për programin bërthamor në Teheran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›