E Shtunë, 31 Tetor 2026

A është ky formacioni i duhur?

Mediat angleze kanë analizuar formacionin e shpallur si më i miri nga Premierliga Angleze. 11-shja më e mirë përbëhet nga superyje që meritojnë një vend në këtë formacion por se në këtë 11-shje nuk janë disa emra që kanë treguar cilësi këtë vit në Premierligë.

Nga skuadra e Arsenalit nuk ka asnjë lojtarë, ndërsa dilema është nëse Cazorla duhej të ishte në këtë 11-shje. Lojtari i vetëm që ka luajtur çdo minutë të Premierligës, Stiven Gerrard poashtu nuk është në këtë formacion.

Ylli i Liverpoolit mbetet një nga asistuesit më të mirë në ligë. Yaya Toure e David Silva mungojnë pavarësisht formës së lartë që kanë treguar.

Në formacion nuk ka vend as për Ashley Cole e Patrice Evra. Portieri më i mirë në më shumë javë ishte ai i Stoke Cityt, por që në formacion është emri i David De Geas./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›