E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët e United, falënderime Arsenalit

Manchester United është falënderues për skuadrën e Arsenalit. Kështu së paku u pa në ndeshjen direkte mes tyre ku disa tifozë të Manchester United mbanin pankarta në duar me shkrimet "Faleminderit për Van Persien".

Sulmuesi holandez braktisi para këtij edicioni skuadrën e Arsenalit për tu bashkuar me Manchester United.

Van Persie arriti që në edicionin e tij të parë te kjo skuadër të shpallet kampion në Premierligë, gjë të cilën asnjëherë për disa vite nuk e kishte arritur te Arsenal./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›