E Diel, 1 Nëntor 2026

Redknap-Bosingwa, të lumtur që ranë nga liga!

QPR-ja edhe zyrtarisht ka rënë nga Premierliga Angleze. Nëse dikujt i ka ardhur keq që një skuadër me emra të njohur ka rënë në ligën e dytë, atëherë mos të marrin afër zemre pasi që vetë trajneri dhe ylli i skuadrës nuk janë mërzitur fort me këtë fakt.

Harry Redknapp dhe Bosingwa kanë dalur të qeshur nga fusha pas barazimit me Reading, anipse u përshëndetën nga Premierliga edhe matematikisht.

Ky fakt tregon se futbolli është bërë biznes dhe se pagat atyre u ecin, së paku deri në fund të edicionit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›