Abramovich VS Ferguson

As milionat e Roman Abramovichit nuk kanë arritur të ndalin epokën e suksesshme të Sir Alex Ferguson me Manchester United. Mediat angleze kanë bërë një krahasim të sukseseve të Chelseat dhe Manchester United që nga koha kur Roman Abramovich është pronar i skuadrës.
Pavarësisht investimeve të mëdha që ka bërë Chelsea, Ferguson ka vazhduar të dominoj futbollin anglez me trofenjtë e fituar me United.
Në fakt Abramovich me Chelsea ka më shumë kupa të fituara se sa United i Ferguson në këtë periudhë, por që kupat e Ferguson kanë qenë më të rëndësishme.
Fergie ka fituar 4 tituj të Premierligës me United ndërsa Chelsea i Abramovichit 3 tituj. Chelsea dominon në FA Cup me 4 kupa ndërsa Ferguson ka vetëm një. United ka 3 kupa të ligës ndërsa Chelsea 2. Me triumfe në Ligën e Kampionëve, jana baraz, 1 me 1.
Ajo që është më interesant është se Abramovich ka ndërruar 8 trajner deri më tani duke arritur këto suksese, ndërsa Ferguson ka mbetur i vetëm, i paprekshëm./Indeksonline/