A është ky shefi më bujar në mbarë botën?
Share
Një biznesmen australian la gojëhapur stafin e tij kur u dha atyre rreth 12 milion euro në bonuse si falënderim për shërbimet e tyre.
Ken Granda dhe djemtë e tij u dhanë shpërblimet cash stafit prej 2 mijë personash pasi shitën kompaninë e autobusëve, në pronësi të tyre prej 66 vitesh.
Disa punonjës ishin aq të shokuar sa telefonuan bankat për të parë nëse kishte ndonjë gabim në shifra
Mesatarja që mori çdo punonjës ishte rreth shtatë mijë euro, në varësi të viteve që kishin në punë. Disa morën nga 25 mijë deri në 90 mijë euro.
Familja u përmbyt nga mesazhet e falenderimit prej familjeve të punonjësve. Për më tepër, i gjithë stafi do e ketë punën të siguruar edhe me pronarët e rinj.

