E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët krijojnë domaten me ngjyrë të zezë

Share

Ekspertët e hortikulturës në Izrael kanë arritur të prodhojnë një domate me ngjyrë të zezë. E quajtur Galaksia e zezë, ajo është një kryqëzim mes varietetesh të ndryshme. Ngjyra e zezë i vjen nga një pigment i ngjashëm me atë që gjendet tek boronica. Pigmenti është fotosensitiv dhe sa më gjatë të rrijë domatja në diell, aq më e zezë bëhet.

Domatja është e kuqe brenda dhe kompania që e ka prodhuar thotë se ka vlera ushqyese më të mëdha se domatet e tjera. Ata thonë se ajo ka avantazhet e anti- oksidantëve për shkak të pigmentit. Po ashtu ka edhe më shumë vitaminë C.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›