Krijohet domatja e zezë
Shkencëtarët izraelitë kanë krijuar një hibrid të domates, i cili është i zi nga jashtë dhe i kuq brenda.
Domatja e zezë ka ardhur pas shartimit të domateve me varietete të egra. Ngjyra e zezë vjen nga një pigment i ngjashëm me atë që gjendet te boronica. Pigmenti është i ndjeshëm ndaj dritës, d.m.th. sa më gjatë të rrijë në diell, aq më e errët bëhet ngjyra e domates.
Përfaqësues të kompanisë prodhuese, Technological Seeds, e specializuar në prodhimin e hibrideve të perimeve, shprehen se domatja e zezë i ka të gjitha vetitë antioksiduese të perimeve.
Në fakt, sipas krijuesve të saj, domatja hibride mund të jetë më e ushqyeshme se ajo e zakonshmja, pasi pigmenti ka përqendrim të lartë të antioksidantëve dhe vitaminës C, e njohur për rolin pozitiv në forcimin e sistemit imunitar.
Perimja e çuditshme pritet të shfaqet fillimisht në tryezat e hoteleve luksoze, ndërsa në treg mund të zbresë brenda një viti.
Ajo do të ekspozohet javën e ardhshme në panairin e agrikulturës në Arava.
Në panair pritet të ekspozohen edhe limonët pa fara, një lloj i ri luleshtrydhesh, limonë të kuq dhe karrota-ylber, të cilat kanë ngjyrën e verdhë, të kuqe dhe rozë.
Gazmira Ndoja