E Shtunë, 31 Tetor 2026

A është një sinjal negativ që Rama e bën mbledhjen e parë vetëm me ministrat e PS-së?

ramaKryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka zhvilluar të parin takim me ministrat e rinj.

Por ka rënë në sy se në takim kanë qenë vetëm ministrat e Partisë Socialiste.

E përditshmja Panorama e thekson fort këtë fakt, duke shtuar se disa nga ministrat e rinj janë informuar për përzgjedhjen vetëm kur kanë dëgjuar deklaratën e Edi Ramës në konferencën për shtyp.

Ata e kanë falënderuar Ramën për përzgjedhjen që u ka bërë për të qenë ministra, megjithatë ky është një sinjal që Rama nuk është konsultuar kur ka bërë ndarjet e posteve.

Rama u ka thënë ministrave të rinj se duhet të pushojnë dhjetë ditët në vazhdim dhe më pas të nisin menjëherë punën për tu njohur me fushën që do mbulojnë.

Por a është një sinjal negativ që Ramës i mungojnë në takimin e parë ministrat e LSI-së?

Ndoshta duket e tepruar kjo paranojë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›