E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama prezanton qeverinë: 90 përqind e emrave ulen për herë të parë në karrige ministrore

edi ramaNga selia e Partisë Socialiste, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama prezantoi 19 ministrat e kabinetit të ri qeveritar. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria e re u përzgjodh pas bashkëpunimin me Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim ndërsa konfirmoi se ministrat e kabinetit do të jenë pa mandat deputeti.

Deklarata

Gjatë prezantimit të emrave, Edi Rama tha se qeveria e re do të punojë si një skuadër të të realizuar një rilindje kombëtare. Qeveria e re do jetë mishërim i pushtetit strategjik të aleancës sonë ASHE, vizionit tonë të përbashkët politik për ti dhënë më shumë hapësirë grave dhe të rinjve, përfshirje shoqërisë civile, për të ecur më shpejt në rrugën e Rilindjes Shqipatre, tha Rama. Në vijim, kryeministri i zgjedhur tha se qeveria e re u krijua në bashkëpunim të plotë me aleatin strategjik, Ilir Meta. Qeveria e Re është fryt i një dialogu intensiv me partnerin strategjik, kryetarin e LSI, që dua ta falenderoj për frymën shumë konstruktive të bashkëpunimit për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Kemi punuar së bashku me qetësi e durim për të ndërtuar një grup njerëzish të përshtatshëm për idenë e një qeverie që duhet të punojë si skuadër, nga dita e parë në ditën e fundit. I jap shumë rëndësi këtij momenti dhe e nënvizoj, qeverisja që duam do të duhet në radhë të parë të mishërojë vlerat e punës në skuadër, përballë sfidave të jashtëzakonshme që duhet ti fitojmë medoemos për të mirën e shqiptarëve, u shpreh Edi Rama .

Qeveria

Duke u ndalur tek emrta, Rama tha se 90 përqind e tyre janë persona të cilët nuk kanë qenë më parë në poste të tilla ndërsa në ndryshime nga qeveritë e mëparshme qeveria e Ramës ka numrin më të madh të grave. Për ti paraprirë këtij ndryshimi qysh në përzgjedhje, kemi ndërtuar një skuadër me thuajse 90% të njerëzve që ulen për herë të parë në karrigen ministrore, dhe me më shumë gra se ndoshta çkanë pasur të gjitha qeveritë e Shqipërisë të marra së bashku në këto njëzet vjet. Për mua këto dy risi të mëdha janë shprehje te diktuara prej revolucionit me votë të 23 qershorit., deklaroi Rama. Në përfundim, Edi Rama tha se ministrat e qeverisë do të jenë pa mandat deputeti. Në kushtet e ndarjes së mandateve është menduar me kujdesin më të madh, për të mos e zbrazur sallën e Kuvendit nga zërat e përvojës parlamentare dhe për ti dhënë eksperiencës rolin që i takon në komisionet parlamentare. Kështu që asnjë ekuivok: Qeveria smund të kryejë me sukses misionin e vet, pa një trupë parlamentare që të çojë përpara me ritëm e cilësi procesin legjislativ. Prandaj edhe risia e madhe e ndarjes së mandateve, duhet parë si zanafilla e një transformimi të thellë të ekzekutivit e të legjislativit dhe të marrëdhënies mes tyre, përfundoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›