A funksionon për njeriun anti-rregull, Edi Rama - e treta e vërteta?
Maxhoranca dhe Opozita rinisën për herë të tretë negociatat mbi ngritjen e komisionit hetimor. Udhërrëfyesi i tyre është rezoluta e Parlamentin Europian, çka përkthehet pa nënkuptime se çdo gjë duhet të jetë brenda suazave të Kushtetutës. Gjithçka nisi dje me kreun e grupit parlamentar për PD, Astrit Patozi dhe homologun i tij nga kampi i PS, Gramoz Ruçi, të cilët u takuan në ambientet e kryesisë së Kuvendit për të konkretizuar një marrëveshje parimore dhe te detajuar e cila do t’i hapte rrugë hetimit të zgjedhjeve. Niveli i dytë i përfaqësimit në këto negociata, dhe pa praninë e gazetarëve për dy orë, është një tregues i qartë për rëndësinë e kësaj iniciative të re të frymëzuar nga europarlamentarët. Sepse një marrëveshje e mundshme është në horizont përsa i përket ngritjes së një komisioni parlamentar hetimor për të hetuar zgjedhjet parlamentare 2009 - me Kryetar dhe shumicë të anëtarëve të zgjedhur nga opozita dhe të ketë një mandat për të hetuar materialet zgjedhore - sigurisht, ky komision hetimor duhet të paraqesë konkluzionet në kohë (6 muaj para datës së Zgjedhjeve Lokale) për të mundësuar që parlamenti të miratojë legjislacionin e ri përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe rajonale në bazë të gjetjeve të komitetit dhe të propozimeve të bëra nga OSBE / ODIHR.
Si gjithmonë Partia Demokratike ka lëshuar pe kërkesë së opozitës për shumicë në komision, dhe këtë e kë bërë qysh jo vetëm sot por edhe mot në shtator. Për çdo kërkesë tjetër nuk është maxhorancë ku duhet trokitur për një zgjidhje, por dera e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare apo në pamundësi të kësaj është e rastit t’u drejtohen Gjykatës së Strasburgut. Partia Socialiste e përfaqësuar nga lideri real verbal i kësaj opozite socialiste është mundur të krijojë diversion kutitë e fletëve të votimit, që sipas tij do të negociohen në takime të tjera. Por Ligja është në çdo vend të botës nuk është e negociushme sepse Ligji zbatohet nuk diskutohet.
Sidoqoftë neni 178 pika e Kodit Zgjedhor parashikon djegien e fletëve të votimit pas arkivimit të materialeve zgjedhore. Edhe lideri i Partisë Socialiste për Integrim, Ilir Meta është shprehur se nëse opozita kërkon më shumë seç i ofron Maxhoranca, zgjidhja e vetme është Gjykata Kushtetuese lidhur me kauzën për Transparencë. çka kuptohet vetiu se e vetmja rrugë ligjore ka qenë dhe mbetet formulimi ligjor dhe dërgimi i saj nga ana e Partisë Socialiste në Gjykatën Kushtetuese. Afërmendsh maxhoranca ka shprehur nëpërmjet eksponentëve të saj kryesore se do të respektojë çdo lloj vendimi të Gjykatës Kushtetuese ose të Gjykatës së Strasburgut. Prandaj për hetimin e materialeve zgjedhore është bërë e qartë se do të respektohet Kodi në fuqi, i cili është një kod tepër konsensual. Mandej keqleximi i rezolutës së PE-së dhe pranimi që të zbatohet vetëm gjysma e një neni kjo është e papranueshme për çdo demokraci funksionale dhe liberale.
Gjithsesi loja politike opozitare e ka konceptuar fill pas humbjes së zgjedhjeve një alibi për të mos arritur në një zgjidhje; këtë e ka patur të qartë Edi Rama qysh në fillim. Debati politik i opozitës socialistë prej një viti e këtej realisht nuk bëhet për “hapjen e kutive”, por për mbajtjen në fron të Partisë Socialiste, Edi Ramën. Sot ne kemi të bëjmë me një fushatë mediatike e ekonomiko-financiare në prag të Zgjedhjeve Lokale, për të fshehur dështimin e administrimit të socialistëve në Bashkitë e mëdha të vendin. Opozita krijoi një ngërc për t’i ngelur në fyt qytetarëve shqiptarë liberalizimi i vizave, dhe bërë çdo tentativë për të sekuestruar këtë aspiratë legjitime.
Në horizont janë tashmë reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale. Reforma zgjedhore me shumë gjasa nuk do të jetë e suksesshme sepse Edvin Rama për më tepër nuk pret asgjë të rëndësishme prej saj. Ndërsa Zgjedhjet Lokale të pranverës do të jeni testi përfundimtar i kësaj opozite të udhëhequr nga socialistë e Edi Ramës. Strategjia e socialistëve ka filluar të përvijohet qysh tani me sinjale të forta agresiviteti çka dëften dëshpërimin e Edi Ramës, që është i gatshëm për të mos humbur bashkinë të rekrutojë ish-policë për ushtruar trysni fizike ndaj procesit zgjedhor në Kryeqytet. Edhe pse Edi Rama nuk e ka shpallur ende kandidaturën, të gjithë brenda PS-së janë të bindur për kandidimin e tij të katërt si kryebashkiak, pasi llogaria e Ramës është e thjeshtë të mbajë bashkinë e Tiranës të paktën dy vjet derisa të lëshojë mandatin për të kandiduar në kryelistën e PS-së