Dritan Prifti: Rama shpenzon 3 mijë euro çdo ditë për drogë - ai fsheh orientimin e tij seksual

PD: Ka ardhur koha të zbardhet masakra e Tivarit. Mazhoranca: Të bashkëpunojmë për rezolutën, hap i rëndësishëm për liberalizimin e vizave
Partia Demokratike ka ngritur si çështje që duhet trajtuar me seriozitet, masakrën e Tivarit. Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Astrit Patozi tha sot nga foltorja e Kuvendit se në këtë ditë PS duhet të bashkohej me mazhorancën. Reagimi i deputetit demokrat erdhi pas vendimit të socialistëve për të mos votuar ngritjen e komisionit hetimor për masakrën më të rëndë që është bërë ndonjëherë kundër popullsisë shqiptare. Shumica parlamentare i kërkoi përsëri sot opozitës të zgjedhë rrugën e bashkëpunimit, për të implementuar rezolutën e Parlamentit Evropian. Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i komisionit të Jashtëm, Fatos Beja tha se projekt rezolta e PE-së është një hap i ri për liberalizimin e vizave. “Kjo tregon mbështetjen e Shqipërisë. Tashmë ekspertë të BE-së po verifikonjë në terren kushtet e plotësuara për vizat”- u shpreh Beja. Sipas tij, është e domosdoshme që palët politike, mazhoranca dhe opozita të zgjedhin rrugën e bashkëpunimit në mënyrën që aspiratat e integrimit të jenë gjithnjë e më të afërta. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli tha janë një sërë projektesh që pritet të vihen në zbatim lidhur me bujqësinë. Ai theksoi se do përfundohet një projekt me vlerë 40 milionë euro nga Banka Botërore.
Dritan Prifti: Rama shpenzon 3 mijë euro çdo ditë për drogë - ai fsheh orientimin e tij seksual
Prifti-Ballës: Ti Taulant je në rregull se merr miliona nga kazinoja
I ashpër ka qenë në fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, i cili ka akuzuar kryetarin e PS-së se po fsheh pasurinë, ndërsa 3 mijë eurot që ka deklaruar, i shpenzon çdo ditë për substancën që thith me hundë. “Vlera prej 3 mijë euro që ka deklaruar se ka në bankë është vetëm vlera e substancës që ai thith çdo ditë më hundë. A ka shqiptar që ta besojë se Edi Rama nuk ka shtëpi dhe jeton me nënën e vet. Kjo është qesharake. Dallimi mes meje e tij është se unë e familja ime i kemi vënë pasuritë me ndershmëri. Ai njeri thotë është i pastrehë. Ai njeri, të nderuar kolegë deputetë, thotë se ka vetëm 3 mijë euro pasuri në bankë. Unë po ju them se 3 mijë euro kushton vetëm substanca që ai thith me hundë çdo ditë. Vlera e një dite e substancës që Edi Rama thith çdo ditë me hundën e vet bën më shumë se tre mijë euro”- u shpreh ministri Prifti. Akuzat e Ministrit të Energjetikës nga foltorja e parlamentit u drejtuan dhe ndaj deputetit socialist Taulant Balla, i cili ndërhyn duke folur nga karrigia e deputetit. Prifti i kërkoi atij të mos e ngrejë zërin, pasi nuk po flitet për kazionë e tij, për të cilën siç u shpreh ministri, deputeti socialist merr miliona. Ministri i Energjetikës ftoi Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurisë të hetojnë deklarimet e pasurive të tij dhe të Edi Ramës.
Gjykata e Lartë, rrëzohet kandidatura e Vexhi Muçmatës Kuvendi ka hedhur poshtë me votat e mazhorancës kandidaturën e propozuar nga presidentit Topi për anëtar të Gjykatës së Lartë, Vexhi Muçmata. Ashtu sikurse pritej, pas sinjaleve negative në Komisionin e Ligjeve, deputetët e mazhorancës kanë hedhur poshtë me votim të hapur një tjetër kandidaturë të Presidentit, pas asaj të Sokol çomos të rrëzuar javën e kaluar. Rrëzimi i Vexhi Mucmatës u bë me 65 vota kundër të deputetëve të Partisë Demokratike, 4 vota pro nga të zgjedhurit e LSI-së dhe 3 abstenime. Nga ana tjetër, ashtu siç edhe parashikohej opozita nuk mori pjesë në votim. Deputetët e PS-së dolën nga salla e kuvendit në kohën kur po diskutohej miratimi i ligjeve.
...